E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Tafaj, pezullon nga detyra pedagogët e akuzuar për mitmarrje

Tiranë,11 shkurt, NOA- Dy pedagogët që u vunë
në pranga nga strukturat e seksionit kundër korrupsionit në drejtorinë e
Policisë së Tiranës janë pezulluar nga detyra e tyre në Universitetin Bujqësor.
Vendimi u mor nga ministri i Arsimit, 
Myqerem Tafaj, një ditë pas arrestimit të pedagogëve, mbi të cilët
rëndon akuza për mitmarrje.

Burime zyrtare nga ministria e Arsimit
deklaruan se ministri Tafaj i ka kërkuar rektorit të Universitetit Bujqësor,
Fatos Harizaj të pezullojë dy pedagogët e akuzuar, për të cilët është marrë
masa e sigurisë arrest shtëpie.

Policia e Tiranës arresti dhe 7 persona për
mitmarrje dhe korrupsion në kuadrin e operacionit të koduar Provimi i
Suksesshëm 1 .

Mes të arrestuarve kanë qenë dhe dy pedagogët
e Universitetit Bujqësor, konkretisht, mësohet, Astrit Frakulla, 59 vjeç,
lindur në Vlorë e banues në Tiranë dhe Vasil Kashuta, 50 vjeç, lindur e banues
në Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›