E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari malazez: Kontradiktat politike zgjidhen më mirë në parlament

Tiranë, 11 shkurt, NOA Parlamenti është
institucioni më i mirë për zgjidhjen e kontradiktave politike. Një fakt të tillë
e ka bërë me dijeni gjatë një fjale që mbajti para deputetëve të Kuvendit të
Shqipërisë, kryeparlamentari i Malit të Zi, Ranko Krivokapiç.

Sipas tij, parlamenti
është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktet dhe është tempulli i demokracisë.
Në këtë mënyrë, ai ka dalë në mbrojtje të idesë së kthimit të deputetëve
socialistë sa më parë në Kuvend dhe dhënies fund të ngërçit politik i cili prej
disa muajsh po ndrydh jetën politike shqiptare.Nga ana tjetër, përfaqësuesi i lartë i
legjislativit malazez bëri me dije se shumë shpesh historitë e mëdha i bëjnë
edhe popujt e vegjël, duke iu referuar dy vendeve tona.

Sipas tij, është fakt se Mali i Zi dhe Shqipëria
paraqesin një shembull bashkëpunimi dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit e më
gjerë.

Të dyja vendet do të bashkëpunojnë më tej
edhe në kuadrin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai do jetë në vazhdën e
ruajtjes së tipareve tona, e përfundoi fjalën e tij, Ranko Krivokapiç.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›