G99: Seancë dëgjimore nga Komisioni i Reformës Zgjedhore për votën e emigrantëve
Koordinatori i G 99 për votën e jashtme Maklen Misha tha se G99 do të kërkojë zyrtarisht që Komisioni i Reformës Zgjedhore t’i japë mundësinë përfaqësuesve të G99 të paraqesin në një dëgjesë platformën për realizimin e të drejtës kushtetuese të voteë për të gjithë shqiptarët. ”Javën që shkoi lëvizja social-politike G99 dorëzoi pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë propozimin e saj konkret për tu garantuar të drejtën kushtetuese të votës bashkëatdhetarëve tanë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Në kuadrin punës që po zhvillohet për reformën zgjedhore, G99 gjykon se ky është një moment oportun për të diskutuar dhe mbi mundësimin e të drejtës së votës për ata qytetarë të Rëpublikës së Shqipërisë që janë rezidentë jashtë vendit. G99 dëshiron te theksoje se pa pjesëmarrjen në votime të një përqindjeje kaq të madhe të popullit shqiptar çdo qeveri qe del prej këtyre zgjedhjeve do të jete me legjitimitet të cunguar. Për arsyet e mësipërme, i kërkojmë Komisionit Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore që ti mundësojë G99ës një dëgjesë për të prezantuar më në detaj propozimin tonë që do të mundësonte inkorporimin në Kodin e ri Zgjedhor të votës për qytetarët shqiptarë rezidentë jashtë vendit”, tha aktivisti i G99, Maklen Misha.
21 Korrik 2008