E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: OSBE të garantojë legjitimitetin e Kodit të ri Zgjedhor



LSI përshëndet deklaratat e Ambasadorit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Bosch, i cili kërkoi një proces gjithpërfshirës, dhe një debat më serioz në shqyrtimin dhe miratimin e legjislacionit nga Kuvendi i Shqipërisë. Kryetari i KDK-së së LSI-së Edmond Haxhinasto kërkoi nga OSBE-ja dhe partnerët ndërkombëtar që të angazhohen për të garantuar legjitimitetin e hartimit të Kodit të ri Zgjedhor nga politika shqiptare. “Në emër të LSI i kërkojmë OSBE-së dhe ODIHR-it, Komisionit Evropian, dhe partnerëve tanë Euro-atlantike, të angazhohen me një vëmendje dhe kujdes shumë më të madh, për të garantuar legjitimitetin e procedurave dhe standarteve ligjore të Kodit të ri Zgjedhor, në mënyrë që Shqipëria të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme në vitin 2009 dhe të hiqet nga lista e zezë e vendeve problematike”, tha Haxhinasto.

21 Korrik 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›