Vjedhje dyqanesh në seri, kapet i kërkuari
Shkodër, 3 Shkurt NOA Vjedhjet e vazhdueshme
që kryente një 31-vjeçar, e kishin futur atë në listën e zezë policore dhe një
urdhër ndalimi i nxjerrë për të nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, çoi
forcat blu në një aksion për ta vënë në pranga.
Artan Ndreu, 31 vjeç, lindur dhe banues në
lagjen "Ndoc Mazi", i dënuar më parë për vjedhje, u ndalua në
bazë të hetimeve të kryera nga specialistët e Seksionit të Krimit Kundër Pronës,
në Drejtorinë e Policisë Shkodër.
Rezulton se Ndreu është bashkautor në
vjedhjen me thyerje të një dyqani, ngjarje kjo e ndodhur më date 15.11.2009, në
lagjen "Fahri Ramadani", të qytetit Shkodër, ku vlera e dëmit te
shkaktuar është rreth 20.000 lekë të reja, - detajoi sot policia vendore.
Artan Ndreu është shpallur person në kërkim tre
ditë më parë dhe sot policia komunikoi prangosjen e tij, për veprën penale të
"Vjedhjes më shumë se një herë".
r.d/e.r/NOA