Pronaret e dy dyqaneve përleshen me njëra-tjetrën
Durrës, 3 Shkurt NOA Përleshje mes dy
femrash në Durrës, teksa punonin pranë dyqaneve të tyre dhe njëra prej tyre përfundoi
në spital për ndërhyrje mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në orën 05.00 të mëngjesit në
lagjen nr 4 të qytetit bregdetar, informon korrespondenti i NOA.
V.Xh., 48 vjeçe, lindur e banuese në lagjen
Nr.8 Durrës, ka goditur me sende të forta shtetasen 56-vjeçare T.J., banuese në
lagjen Nr.3 Durrës.
Gjithçka ndodhi në kohën kur të dyja ishin
duke pastruar para lokaleve të tyre në lagjen Nr.4 të qytetit.
Ndërsa pastronin pjesën jashtë dyqaneve që pas
pak minutash do të hapeshin, në rrethana të paqarta, ato janë përplasur me fjalë
mes tyre dhe më tej ka nisur përleshja.
Policia tha se 48-vjeçarja V.Xh., e plagosi me
sende të forta rivalen ndaj me mbërritjen e uniformave blu ajo u shoqërua në
komisariat dhe tani përballet me akuzën e plagosjes së lehtë me dashje dhe një
dosje penale i kaloi për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Durrës.
a.a/e.r/NOA