E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99, Veliaj prezanton këngën e fushatës

Kreu i grupimit politik G99 e ka vijuar turin e tij paraelektoral në qytetin e Sarandës. Gjatë këtij takimi, Veliaj, së bashku me Alban Skënderajn, kanë prezantuar këngën që do të jetë motoja zyrtare e gjithë fushatës së G99-ës, "Do të jemi ne". Sipas Veliajt, mesazhi që përcjell kjo këngë është pikërisht përgjigjja e pyetjes më të vështirë që shpesh dëgjojmë mbi ata që duhet të marrin në dorë fatet e vendit. "Kjo këngë na ka frymëzuar pa fund ne të G99-ës", tha Veliaj. "Shpesh prindërit dhe gjyshërit tanë pyesin se ‘kush do e bëjë këtë vend?‘ Dhe sot përgjigjja jonë, përgjigjja e partisë së të rinjve, G99, është: Do të jemi ne!".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›