E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Na rivotoni të përfundojmë reformat tona

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në turin me gratë për një Shqipëri që po ndryshon, është ndalur në Tepelenë. Duke iu drejtuar nënave dhe vajzave të Tepelenës, Kryetarja e Kuvendit, ndër të tjera, tha se "kush më shumë se amësia mund të bashkojë njerëzit? Kush më shumë kujdeset ndaj fëmijës". Unë, vijoi Kryetarja e Kuvendit, dëgjova për shifra dhe investime të rëndësishme që janë bërë në Tepelenë, shumë më shumë se sa janë bërë vite më përpara. Topalli ka kërkuar rivotim të qeverisë "Berisha" për të përfunduar reformat ekonomike, investimet dhe anëtarësimin e vendit në BE.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›