E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: PD-PR është koalicioni i suksesit

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu, zhvilloi dje një takim paraelektoral me banorët e Paskuqanit. Gjatë fjalës së tij, kreu i PR-së, Mediu, nënvizoi edhe një herë faktin se koalicioni i djathtë qeverisës është koalicioni i suksesit, i cili në këto vite qeverisjeje ka realizuar projekte të mëdha, prioritete të të gjithë shqiptarëve. Sipas Mediut, anëtarësimi i vendit tonë në strukturat euroatlantike dhe pranimi i Shqipërisë në një prej aleancave më të mëdha, siç është ajo e NATO-s, vërtetoi edhe një herë se shqiptarët janë qytetarë të denjë në Evropë, të cilët dëshmojnë për një Shqipëri të lirë e demokratike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›