G99: Viktimat e tragjedise se Gerdecit presin kompensimin e demit te tyre
Tiranë, 13 mars 13:05 NOA - Nga tragjedia e Gërdecit ka kaluar gati një vit dhe viktimat e saj vuajnë çdo ditë paturpësinë e shtetit në lidhje me kompensimet e tyre që u takojnë.
Ky ishte qendrimi i shprehur sot nga Levizja G99. Ajo tha se Bashkia e Vorës ka hedhur në gjyq viktimat e tragjedisë duke i kërkuar atyre parat qe kan përfituar nga dëmet materiale dhe njerëzore te shkaktuara nga shpërthimi qe nuk e quajn aspak aksidental.
"Viktimat e tragjedisë tashmë janë kthyer në të pandehur nga kjo qeveri e cila po tallet me fatkeqësinë qe i shkaktoi", deklaroi Genc Kojdheli i G99.
G99 ka bërë publik sidomos rastin e Festime Hases dhe dy fëmijëve të saj të cilet ne tragjedin e Gerdecit humben kryefamiljarin e tyre.
Pavarësisht kërkesave te ndryshme qe Fatimja i ka bërë Kryeministrisë, Ministrisë dhe institucioneve të ndryshme për kompensimin e dëmeve të shkaktuara, por shteti e përcjell atë pa i dhënë asnjë shpjegim.
Në këto 11 muajt e fundit Fatimja ka marr një pension prej 2300 lekësh e cila shprehet që ato lek nuk i dalin as për faturat e energjisë elektrike e jo më për të ushqyer e për t'u veshur.
G99 fton të gjithë qytetarët e ndershëm qe në datë 15 mars ditën e djel pranë Sheshit Skënderbej për te protestuar te gjithë padrejtësitë që kjo mazhorancë imorale i ka shkaktuar këtij kombi.
z.b/NOA