Berisha: “Qëndrimi në mbrojtje të hebrenjve, qëndrim i të gjithë shqiptarëve”
Kryeministrit Sali Berisha mori pjesë ditën e djeshme në konferencën “Shqipëria, shqiptarët dhe Holokausti: një çështje e jashtëzakonshme në kontekst”, i cili u bë nën kujdesin e Institutit Ndërkombëtar të Studimeve mbi Holokaustin (Yad Vashem). Kreu i qeverisë tha se shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte si arsye vlerat njerëzore të shqiptarëve. “Konferenca ka si qëllim të theksojë e të nxjerrë në pah qëndrimin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, të cilët, në këtë periudhë, absolutisht ndër më të zezat në ndërgjegjen e qytetërimit dhe të njerëzimit, ndonëse ishin një vend i pushtuar nuk morën pjesë në këtë proces. Por e kundërta është e vërtetë. Shqiptarët i trajtuan dhe i mbrojtën anëtarët e komunitetit hebre në Shqipëri, apo që erdhën nga vende të tjera, njësoj sikundër t’i kishin anëtarë të familjeve të tyre, duke vënë para çdo gjëje tjetër virtytin e tyre, ndoshta më të arrirë shpirtëror, besën, por edhe të tolerancës fetare dhe atë ndëretnike që karakterizon kombin tonë”, tha Berisha në këtë konferencë.
21 Maj 2008