E Diel, 1 Nëntor 2026

“G99”-a: Shteti duhet të turpërohet për trajtimin ndaj pensionistëve



Në vazhdën e takimeve publike “G99”-a organizoi dje një takim për të sjellë në vëmendje publike shqetësimet dhe reflektimet e shtresës së pensionistëve. Ekspertë të fushave të mbrojtjes sociale, shëndetësisë dhe ekonomisë nga “G99”-a dëgjuan nga Federata e Sindikatave të Pensionistëve një seri problemesh që kanë të bëjnë specifikisht me moshën e tyre dhe përkujdesjen për të cilën ata kanë nevojë por edhe me probleme më të gjera sociale si varfëria dhe papunësia. Takimi u hap nga përfaqësuesi i “G99”-s, Erion Veliaj, i cili i garantoi pensionistët se mund të numërojnë dhe “G99”-a përkrah tyre në kauzën e përmirësimit të standardit të tyre të jetesës. “Ky shtet nuk ofron as respekt për të moshuarit dhe as perspektivë për më të rinjtë”, - tha Veliaj. Kryetari i Federatës, Isa Gorica, tha se pensionistët shqiptarë nga ndryshimi i sistemit kanë fituar vetëm lirinë politike, por jo të tjerat që janë po aq të domosdoshme. Gorica shpjegoi se problemet ekonomike të pensionistëve janë rënduar akoma më shumë nga rritja e çmimeve dhe se masat e qeverisë janë krejtësisht të pamjaftueshme për të kompensuar inflacionin.

28 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›