Liberalizimi i vizave, zbardhen kushtet e reja të BE-së
EKSKLUZIVE/ Plan-veprimi konfidencial i është dorëzuar qeverisë. Qeveria shqiptare ka tashmë për të zgjidhur çështje specifike dhe konkrete
Habjon Hasani
Një dokument konfidencial që i është dorëzuar qeverisë shqiptare në fillim të këtij viti zbardh detyrat dhe kushtet e kësaj të fundit për të përftuar liberalizimin “e shumëpërfolur” të vizave. Dokumenti ka të renditura të gjitha kushtet në mënyrë specifike dhe të detajuar, e ajo çka të bie menjëherë në sy është fakti se qeverisë shqiptare i duhet të ndërmarrë veçse disa masa administrative që qytetarët e saj të lëvizin lirshëm nëpër Europë. Ndërsa qeveria shqiptare propagandon brenda vendit se do të arrijë liberalizimin e vizave duke luftuar informalitetin dhe korrupsionin, vetë europianët nuk e rendisin këtë çështje ndër më të rëndësishmet në lidhje me liberalizimin e vizave. Plan-veprimi i hartuar nga BE-ja e vë theksin në mënyrë të veçantë në garantimin e dokumenteve të identitetit për sigurinë e tyre biometrike dhe administrimin e shpërndarjes.
Çështja e dytë në radhë për nga rëndësia është ajo e kufijve. BE-ja kërkon në mënyrë të drejtpërdrejtë kontroll rigoroz dhe absolut mbi kufijtë dhe strategji e infrastrukturë të ngritur sipas normave europiane në menaxhimin e flukseve migratore e jo vetëm. Një rast të veçantë në këtë dokument përbën dhe trajtimi i komunitetit rom dhe minoriteteve në përgjithësi. Në dokument kërkohet jo vetëm integrimi i tyre social, por dhe garantimi i të drejtave themelore për t’u regjistruar dhe për tu pajisur me dokumentet e garantuara të identitetit.
Dokumenti
Plan-veprimi i hartuar nga BE-ja i është dorëzuar qeverisë shqiptare që më 28 janar të këtij viti, ndërsa paralelisht u ka shkuar dhe vendeve të tjera të rajonit. Deri tani Maqedonia dhe Serbia e kanë nënshkruar atë me gjithë kriteret e vendosura, ndërsa Shqipëria ende nuk e ka bërë një gjë të tillë, pasi është në fazën e negocimit të disa pikave të tij. ”Rezistenca” e palës shqiptare para nënshkrimit të këtij dokumenti konsiston më shumë në disa pika, të cilat nxisin luftën kundër pastrimit të parave dhe aseteve terroriste po dhe trafiqeve të paligjshme. Kjo ka ndodhur pasi pala shqiptare ndjen se ka punuar fort në këto aspekte. Një tjetër moment interesant i këtij dokumenti lidhet me kërkesën për ngritjen e një Agjencie Kombëtare Antikorrupsion, statusi i së cilës të jetë tërësisht i pavarur. Kjo kërkesë përbën një moment të rëndësishëm në kushtet kur ekziston një ”Task-Forcë Antikorrupsion”, e cila kryesohet dhe kontrollohet nga kryeministri.
Sfidat
Ndërsa dokumentet e identitetit, sigurimi i kufijve, trajtimi i minoriteteve dhe sigurimi i rendit publik janë çështjet më themelore që trajton dokumenti, duket se kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë për qeverinë shqiptare. Jo më larg se pak javë më parë Shqipëria u përfshi në debatin lidhur me korrupsionin e mundshëm në prodhimin e kartave të identitetit. Sakaq, për këtë çështje ka pretendime serioze se mund të ketë probleme me regjistrin kryesor elektronik të të dhënave apo me cilësinë e elementëve biometrikë që garantojnë sigurinë e dokumenteve. Gjithashtu, sigurimi i kufijve është ende i ”paintegruar” dhe nuk funksionon si një i tërë, ku të dhënat e marra në pika të ndryshme kufitare nuk depozitohen (dhe nuk krahasohen) në kohë si pasojë e mungesës së një sistemi tërësor elektronik ndërlidhës. Përsa i takon çështjes së minoriteteve, e sidomos minoritetit rom, Shqipëria ende nuk ka një shifër për numrin e tyre, ndërsa mbi 40 për qind e këtij komuniteti mendohet se nuk figuron i regjistruar në regjistrat kombëtarë të Gjendjes Civile.
28 Maj 2008