Të promiskuitetshmit!
(Shkas nga shkrimi i z. Arbën Xhaferrit “Njeri –Zoti”, botuar te “SHEKULLI”)
Njeriu që desha më së shumti në jetë, dy javë para se te ikte, që të mos e shihja me kurrë, më tha: “Atij që ia toleron veset, nuk të respekton më!”. Këto ishin fjalët e babait tim, këtij yll’ njeriu që, mbi të gjitha, kishte talent për të jetuar. Ne të dy kishim shije të flisnim për kombin… dhe tani pyes veten nëse e matnim/krahasonim atë dhe mos ndoshta dyshonim në fuqinë e tij. Tani e kuptoj se bisedat e mia mbi kombin me babanë tim kishin një peshore dashurie …dhe vërtet dashuria nuk është shkencë; ajo nuk matet, ajo nuk krahasohet. Ajo di të heshtet, por dhe të zjarret. Por ne kuptonim së bashku se kombi ishte dhe im atë dhe se kombi jam dhe unë dhe se kombi është dhe ime bijë dhe pastaj të “zaptuar” nga ajo dashuri mbi kombin, ne qeshnim e gëzonim me lukuninë tonë të lehtë të përkushtimit; kësisoj kombit. E linim të rrjedhë… Zot, sa e natyrshme është kjo ndjenjë për ne!
Tani, të dashurosh kombin është një lloj vetëdije, e cila varësisht nga rrethanat emocionale, sociale, statusore etj., di të të tërheqë vëmendjen për aq sa fillon të merresh me skalitjen e kuptimit të kombit në “TY”. Dhe, meqë fjala “komb” mund të jetë vetëm edhe një përkufizim/një gjendje mendore/një dashuri obsesive…, njeriu, duke dashur ta sodisë madhështinë e joshjes nga kombi, ndërton idenë mbi të. Duke mos i mjaftuar vetëm ideja, atij ia ka ënda ta prekë, ta shijojë, ta shumojë, ta rrisë, ta krijojë familjen, ta udhëheqë, t’i japë emër, t’i ndërtojë shtëpinë… dhe ta ruajë ashtu siç ai/ajo di vetë. Sepse ideja për kombin është e koduar sipas një gjenialiteti, të cilin as ai vetë, nuk mund ta përkufizojë deri në fund. Për idenë mbi kombin… edhe sot shkronjësit provojnë prirjet e tyre, qoftë përmes fuqisë së libidos politike ose fuqisë së libidos filozofike… Shumësitë e kombeve janë njësoj si shumësia e kuptimit të dashurisë së njeriut ndaj tij.
Hëm... dhe bota vazhdon të rrotullohet, ndërsa njeriu të… shumohet.
Ka ca kombe që jetojnë, por që e bëjnë jetën pa kuptimin për veten. Këto kombe nuk e njohin lirinë, ose vonë e takojnë atë. Një komb i tillë jemi edhe ne, shqiptarët e Maqedonisë. Sa është ky problem për ta vajtuar e për ta shndërruar në dramë? Në kuptimin tim, shndërrimi i këtij problemi në dramë edhe në shekullin 21 (pra, njohja e vonuar me lirinë), bën që këto kombe të shndërrojnë veten në patetikë për aq sa lejojnë të asimilohen laichisht - vullnetshëm gjithashtu. Kjo dramë brenda jetës tyre i shtyn ata të bëhen inaktivë pasi fillojnë t’i presin të mirat nga NJERIU-ZOT. Këtu është edhe gabimi i dembeluesve të këtillë, pasi ata harrojnë se Njeriu–Zot nuk i ka bërë ata të ndihen, as më shumë e as më pak, shqiptarë, nëse ata (pa)nevojën e kësaj ndjenje e torturojnë së shkërdhyeri kafeneve dhe çajtoreve, sërish, e sërish, e sërish! Këta dembelues inaktivë, të turpëruar ose të lartësuar, sa herë t’i ketë dashur qejfi Njeriut-Zot, nuk mësyjnë më as libidon e jetës që ta ngacmojnë me ndonjë sfidë të re, sepse për ta, vetëm një djersitje afër Njeriut-Zot do të thotë ushqim deliri për jetë nga kripa e sqetullës së Njeriut –Zot.
Njeriu-Zot, lideri i tyre, përmes libidos në politikë, fillon të bëjë taktizime me tjetrin, promiskuitetin e shndërron në nevojë fitimprurëse para dashurisë mbi kombin. Sepse, ai ka nevojë për veten ZOT! Ndryshe s’di të jetojë! Dhe, kështu… asimilimi i këtyre kombeve vjen edhe nga ky i ashtuquajtur promiskuitet politik i Njeriut-Zot.
Kthimi i Gishtëzës në shtëpi, në nismën origjinë politike; – të drejtat e natyrshme të shqiptarit në Maqedoni, tani është goxha i shastisur. Gishtëza humbet në pyll; ajo trembet, shantazhohet, konspirohet, promiskuohet, dhe nga frika pëlcet në kërkim lirie. Dhe Gishtëzës, për një moment, i mjafton faza e konstatimit të dramës për veten. Ajo është në mesin e artë dhe dhelparak. Me guximin në vete e në rrafsh, apo me promiskuitetin e në pyll? Ajo guxon pikërisht atëherë kur barku fillon t’i shqelmojë urie, vë mendjen në lojë dhe i kthehet shtëpisë në qytet, në civilizim. Sa i vështirë është kthimi ynë në shtëpi? Mjafton të fillojmë së sodituri realitetin tonë të shastisur nga prizmi i syrit Njeri-Zot, pa marrë parasysh sa nuk na pëlqen ajo prizmë. Ky do të quhej zgjim i emaptisë ndër ne, sa për të kuptuar se kjo lloj empatie duhet të shndërrohet në aksion. Përralla mbi Gishtëzën, me gjasë, na thërret për radhë të fundit, të kërkojmë shtëpinë, idenë origjinale për të bërë politikë, idenë mbi kombin, përderisa ajo të mos humbasë dhe atë far kulmi që bëhet shkas që të kalbet shtëpia nga shiu.
Unë konstatoj tani: Sa shumë i ngjajmë Gishtëzës ne shqiptarët e Maqedonisë! Konstatimi i gjendjes sonë të keqe si rezultat i promiskuitetit të liderëve tanë dhe dëshirës sonë për të kopjuar, edhe minimalisht, “sharmin” e të atillit promiskuitet, na shndërroi të tërëve në promiskuinë. Në ç’bajga u shndërruam kështu!
E dini çfarë është promiskuiteti? Nuk është vlerë; jo, është gjendje mizore…, e llojit që të shpenzon KOT!
3 Qershor 2009