E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjerimi i BE-së arrihet vetëm me ndihmën e qytetarëve



Hoze Manuel Barrozo*

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Pogradecit,
Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Është kënaqësi e madhe për mua t’ju dërgoj përshëndetjet e mia me rastin e përurimit të bulevardit “Europa”.
Këtu në Pogradec, në liqenin e mrekullueshëm të Ohrit, në kufi me ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, sot, me këtë ngjarje do të nënvizohet e theksohet ajo që njerëzit e këtij qyteti dhe të këtij rajoni, kanë vënë përpara syve një qëllim të qartë: Ata janë në rrugë e sipër drejt Europës; të rikthyer në bashkësinë e popujve europianë.
Kjo është ajo që më gëzon kaq shumë; fakti që prej sot e tutje Pogradeci do ketë një Bulevard me emrin “Europa”.

Ky bulevard do të shërbejë si simbol i asaj që e ardhmja dhe perspektiva e Shqipërisë është në Europë dhe në BE.

Megjithatë, nuk duhet të harrojmë kurrë se ky rajon, me thesaret e shumta kulturore, si dhe gjurmët e perandorive romake, bizantine e osmane, është dëshmi e gjallë e asaj që dikur ka qene në mes të Europës.

Komuniteti Europian ndihmon financiarisht mbrojtjen dhe rinovimin e monumenteve të shumta kulturore në Shqipëri me qëllim që kjo trashëgimi e pasur kulturore t’u mbetet brezave të ardhshëm.

Zgjerimi i BE-së mund të arrihet vetëm me ndihmën e qytetarëve dhe qytetarëve të vendeve që janë sot anëtarë, të vendeve kandidate si dhe atyre që kërkojnë të marrin këtë status të kandidatit.
Ne duhet t’iu sqarojmë njerëzve se ku qëndrojnë përparësitë e këtij zgjerimit dhe t’iu bëjmë të qartë se i kemi të gjitha instrumentet e nevojshme për të minimizuar rreziqet.
Prandaj është detyra jonë që ketë shumëllojshmëri kulturore që ka Europa ta mbështesim e ta nxjerrim në pah; ta vendosim atë në axhendat e përditshme, sepse ajo paraqet shigjetën drejtuese e themeltare të integritetit europian, me një ndikim të thellë në identitet tonë europian.

Jam i ndërgjegjshëm kur them se gëzohem shumë për këtë iniciative që ju si qytet, në bashkëpunim me forumin “Welttoffen”, me qendër në Vjenë, po vini në jetë.

Njëkohësisht, shpresoj që dhe botimi i librit “100 hapa drejt Europës” të shërbejë dhe të ndikojë në thellimin e njohurive të asaj që mendimi mbi përkatësinë dhe i perspektivave pozitive për të ardhmen e njerëzve në Pogradec, por, edhe atyre në rajon, janë të lidhura ngushtë me rrugën drejt Europës.
Me përshëndetjet më të mira nga Brukseli

Hoze Manuel Barrozo

Hoze Manuel Barroso, president i Komisionit Europian, i dërgoi më 26 maj 2009 një mesazh artistit shqiptar Fatmir Velaj dhe komunitetit të banorëve të qytetit të Pogradecit, me rastin e përurimit të bulevardit me emrin “Europa”

3 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›