E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eagle Mobile” organizon një ekskursion në Stamboll për 10 fëmijë jetimë



Kompania më e re celulare “Eagle Mobile”, në bashkëpunim me fondacionin “Fëmijët shqiptarë”, ka mundësuar një udhëtim në Stamboll për 10 fëmijë të policëve të rënë në krye të detyrës. Ky aktivitet vjen me rastin e festës së fëmijëve 1 qershor. Fëmijët me rezultate shumë të mira në mësime me moshë mesatare 13-15 vjeç, së bashku me përfaqësues të kompanisë celulare “Eagle Mobile”, dje në orët e mesditës janë takuar me Ahmet Çalik, presidentin i Çalik Holding, pjesë e të cilës është dhe Kompania celulare "Eagle Mobile". Në këtë takim mori pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i “Eagle Mobile”, Ali Tashkën. “Vizita juaj dhe pritja jonë këtu është falënderimi dhe vlerësimi ynë që i bëjmë veprave të baballarëve tuaj të bëra në shërbim të popullit Shqiptar”, - tha Calik duke shtuar se këta fëmijë janë të mirëpritur të punojnë jo vetëm në Turqi, por në të gjitha shtetet ku “Çalik Holding” ka degët dhe investimet e saj pasi të mbarojnë shkollën. Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i "Eagle", Ali Tashkën, në takimin e zhvilluar me fëmijët tha se në kuadër të përgjegjësisë sociale kompania do të vazhdojë të kontribuojë, në mënyrë që këta fëmijë të jenë sa më pranë shoqërisë. Gjatë tre ditëve që grupi i fëmijëve do të qëndrojë në Turqi, do të vizitojnë pikat turistike që janë njëkohësisht edhe simbole të historisë së Stambollit. Një tjetër gjë e veçantë për këta fëmijë ishte darka e shtuar nga ana e një grupi biznesmenësh turq, të fushës së arsimit. Kjo ishte hera e parë që këta fëmijë dilnin jashtë shtetit për të festuar në mënyrë kaq të veçantë 1 Qershorin.

3 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›