Dështimi me vizat, ekspertët propozojnë skenar tjetër për Shqipërinë në vitin 2010
ESI thotë se në vitin 2010 duhet të bëhet një vlerësim i ri për reformat. Qeveria e re që do të dalë nga zgjedhjet duhet të ketë një perspektivë të qartë
Albert Gjoka
Ekspertët në Bruksel propozojnë që të bëhet edhe një vlerësim i ri për Shqipërinë në vitin 2010, në mënyrë që të merret një vendim për heqjen e vizave në zonën “Shengen”. Përfaqësuesi i Nismës për Stabilitet Europian, Gerald Knaus, u ka dërguar një letër ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Komisionit Europian në lidhje me politikat e liberalizimit të vizave me pesë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Përderisa Tirana zyrtare “ngeli në klasë” pasi nuk realizoi kushtet e përcaktuara në udhërrëfyesin e vizave, Knaus i propozon BE-së një opsion tjetër, duke mbajtur të hapur procesin, por heqja e vizave të bëhet vetëm pasi të realizohen standardet. Ndërkaq, kreu i ESI-t thotë se Komisioni Europian duhet që të heqë vizat për maqedonasit deri në janar të vitit 2010. Ky propozim vjen disa ditë pasi Nisma për Stabilitet Europian publikoi një raport menjëherë pas vlerësimeve që bënë ekspertët e Komisionit Europian për reformat që kanë arritur pesë vendet e rajonit.
Rekomandime
Kreu i Nismës për Stabilitet Europian, Gerald Knaus, i parashtron Komisionit Europian dhe shteteve anëtare të BE-së një paketë propozimesh për lëvizjen e lirë me vendet e Ballkanit Perëndimor, menjëherë pas vlerësimit të parë që u bë disa javë më parë. Ekspertët e Komisionit përgatitën një raport ku nxirren në pah të gjitha reformat e realizuara në kuadër të udhërrëfyesit të vizave. “Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, në mënyrë të qartë duhet të bëjnë më shumë punë përpara se të kualifikohen për të udhëtuar lirshëm. Të qenit strikt është një kusht thelbësor për të pasur sukses ky proces”, - thuhet në letrën e zotit Knaus. Sipas tij, “çështja shtrohet tani se si këto dy vende do të garantojnë realizimin e reformave që tashmë i kanë arritur Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi”. Drejtuesi i Nismës për Stabilitet Europian sheh si joproduktiv faktin nëse Shqipëria dhe Bosnja nuk do të përfshihen në proceset e tanishme të liberalizimit të vizave. “Duke parë Serbinë që ecën përpara, ajo mund të nxisë destabilizimin për Bosnjën; - pjesa më e madhe e kroatëve boshnjakë përdorin pasaporta kroate, të cilat i lejojnë ata që të udhëtojnë lirshëm, edhe një numër i pacaktuar serbësh boshnjakë mund të pajisen me pasaporta, apo janë në proces për të marrë shtetësinë dhe pasaportën serbe”, - thotë Kanus.
Vizat pas zgjedhjeve
Qeveria e re shqiptare, e cila do të dalë nga zgjedhjet që do të mbahen në fund të muajit qershor, gjithashtu, ka nevojë që të ketë një perspektivë konkrete”, - thotë zoti Gerald Knaus. Për këtë arsye, është e këshillueshme që të ofrohet për Bosnjën dhe Shqipërinë një axhendë e re; opsioni më i mirë mund të jetë, duke përfshirë këto dy vende në propozimin e ardhshëm, që të shtohen në Rregullin e Këshillit, duke i futur ato në listën e bardhë të Shengenit, - por që lëvizja e lirë për shqiptarët e boshnjakët do të varet nga realizimi i të gjitha kushteve. “Propozimi duhet të përfshijë edhe një datë të caktuar për një vlerësim të ri nga Komisioni Europian dhe ekspertët e BE-së në fillimin e vitit 2010”, - thotë drejtuesi i organizatës, që ka punuar prej disa vitesh në fushën e liberalizimit të vizave mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
“Në të njëjtën kohë, Këshilli duhet të vazhdojë që të komunikojë qartësisht, se vendimet e tij bazohen në kritere teknike dhe jo në ato politike dhe se nuk ka mangësi apo diskriminim në këtë proces”, - thuhet në fundin e letrës që Knaus ua dërgoi vendeve anëtare të BE-së dhe Komisionit Europian.
Pas përfundimit të vlerësimit të reformave në shtetet e rajonit nga ana e ekspertëve të Komisionit Europian pritet që të merret një vendim në këtë muaj nga përfaqësuesit e vendeve të BE-së, në presidencën çeke. Të gjitha të dhënat flasin se vetëm Maqedonia do të përfitojë lëvizje të lirë me zonën e Shengenit, ndërsa shtetet e tjera do të presin edhe për disa kohë, derisa të realizojnë plotësisht kërkesat e përcaktuara në udhërrëfyesin e vizave.
VLERËSIMET PËR VENDET E RAJONIT
Maqedonia
Vlerësimet e Komisionit dhe të raporteve të ekspertëve nuk lënë dyshime se Maqedonia nuk e meriton që të hiqen vizat sa më shpejt që të jetë e mundur; ndoshta deri në fillim të janarit të vitit 2010. Një vendim i tillë do të dërgojë sinjale të forta në rajon se kur ndërmerr reforma dhe kur realizohen ato, merret shpërblimi i merituar.
Serbia dhe Mali i Zi
Mali i Zi dhe Serbia kanë ende edhe disa kushte për të realizuar. Megjithatë, ashtu siç e thotë edhe Komisioni Europian, shumica prej tyre është realizuar konform standardeve të përcaktuara në Udhërrëfyesin e vizave. Propozimi duhet të kalojë në mbledhjen e Këshillit për Çështjet e Drejtësisë dhe të Brendshme, deri në fund të vitit.
Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina
Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina, në mënyrë të qartë duhet të bëjnë më shumë punë përpara se të kualifikohen për të udhëtuar lirshëm. Çështja shtrohet tani se si këto dy vende do të garantojnë realizimin e reformave që tashmë i kanë arritur Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
SISTEMI i VLERËSIMIT
Maqedonia realizon kushtet 1 pikë
Mali i Zi realizon shumicën e kushteve 1.75 pikë
Serbia realizon shumicën e kushteve 1.75 pikë
Shqipëria nuk realizon kushtet 3 pikë
Bosnja nuk realizon kushtet 3 pikë
Kosova nuk është e përfshirë në monitorim –
Qeveria “Berisha” e lexon shtrembër raportin vlerësues për vizat
Qeveria shqiptare vazhdon që ta lexojë shtrembër raportin paraprak për vizat që ka përgatitur Komisioni Europian. Kryeministri, por edhe ministri i Jashtëm, Basha, premtojnë se shqiptarët do të lëvizin lirshëm në zonën “Shengen” deri në fillimin e vitit 2010. Ndërkaq, sinjalet e deritanishme të Brukselit, por edhe raportet, pohojnë se në vitin 2010 do të nisë edhe një vlerësim tjetër. Këto deklarata bëhen në një situatë kur vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve dhe heqja e vizave ka qenë dhe mbetet një ndër premtimet kryesore të kësaj force politike. Pak ditë pasi u publikua raporti vlerësues, zoti Basha u shpreh se “ky është raporti i progresit të pamohueshëm dhe të pandalshëm të Shqipërisë drejt arritjes së objektivit madhor të qeverisë së kryeministrit Berisha. Shqiptarët: pa viza në Europë brenda vitit të parë të mandatit tonë të dytë qeverisës”. Ndërkaq, ekspertët e BE-së i rrëzuan reformat e qeverisë në tri kolona kryesore; siguria dhe dokumentet e identitetit; rendi dhe siguria publike, menaxhimi i kufijve dhe emigracioni. Notë pozitive është marrë vetëm në fushën e të drejtave të njeriut dhe marrëdhënieve me jashtë.
3 Qershor 2009