G99-a, roli që do të luajë në koalicionin e Partisë Socialiste
Emrat e drejtuesve të G99-s dhe kandidaturave të mundshme për deputetë. Kjo parti do të synojë të mbledhë vota nga grupmosha 18-27 vjeç
Shaban Sulçe
Një tjetër parti pritet të zyrtarizojë bashkimin me koalicionin e Partisë Socialiste në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Bëhet fjalë për lëvizjen “G99”, e cila që nga 31 janari 2009 është regjistruar zyrtarisht si parti politike. E themeluar në maj të vitit 2008 nga Erion Veliaj në formën e një lëvizjeje qytetare, G99-a është detyruar të regjistrohet si parti politike e nxitur nga përmbajtja e Kodit të ri Zgjedhor. Por cili do jetë objektivi i G99-s në zgjedhje, roli që do të luajë në koalicionin e Partisë Socialiste dhe figurat kryesore të saj, të cilat do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare?
Targeti
G99-a do të synojë që në këto zgjedhje të sigurojë mbështetjen dhe votat e votuesve të rinj. Grupmosha e të lindurve në vitet ‘80 përbën pjesën më të madhe të numrit të anëtarëve të G99-s, por edhe targetin e kësaj partie gjatë fushatës elektorale. “Qytetarët e Shqipërisë, veçanërisht të rinjtë, të gjithë ata që janë të lodhur nga situata në vend, ata që janë të sfilitur nga politika që konsumohet mes sherreve e që nuk ka sy e veshë për hallet e qytetarëve. Mbështetësit tanë gjenden më së shumti mes atyre të rinjve që kanë lindur pas viteve ‘80 e që e kanë të vështirë të kuptojnë se pse duhet ta kalojnë gjithë jetën e tyre në tranzicion, nga një regjim me të cilin nuk i lidh asgjë. Të gjithë ata që nuk duan që politika të vazhdojë t’i ofrojë premtime boshe retorikash, të djathta e të majta, por zgjidhje konkrete për problemet e tyre që janë konkrete, të prekshme e të përditshme. Ata që janë të gatshëm, që jo vetëm të flasin për ndryshimin, por të veprojnë për ta sjellë atë, janë militantët tanë. Për fat të mirë, tanimë këta njerëz përbëjnë një numër ta madh në Shqipëri, e të grupuar rreth G99-s ata mund të jenë shtytja vendimtare për t’i dhënë fund tranzicionit në Shqipëri”, - shprehen drejtues të G99-s. Pikërisht ky synim e bën të rëndësishëm rolin e G99-s në koalicionin e drejtuar nga Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke qenë se Forumi Rinor i Partisë Socialiste aktualisht është shumë larg peshës dhe rolit të viteve të mëparshme, PS-ja e konsideron mjaft rikuperues dhe me vlerë rolin e G99-s.
Koalicioni
Qëkur kreu i G99-s, Erion Veliaj, deklaroi se G99-a do të regjistrohet zyrtarisht si një parti politike, ai la gjithashtu të nënkuptohej se kjo parti do t’i bashkohej koalicionit të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Në 2009-n zgjidhjet për koalicione nuk janë dhe aq të vështira. Ka marrë formë tashmë një koalicion njerëzish të shkatërrimit, koalicioni i Gërdecit, i Fazlliçit, i shpërdorimit të fondeve publike, i errësirës. Po ravijëzohet ndërkohë një koalicion mes atyre që synojnë të ndërtojnë një Shqipëri europiane, që u shërben qytetarëve, që mundohet të bashkojë forcat më të mira të këtij vendi për të sjellë zhvillim. E ne me siguri do të bëjmë pjesë në këtë koalicion”, - do të deklaronte Veliaj. Megjithatë, duke qenë se G99-a është një parti e vogël dhe e sapoformuar, ajo mund të përballet me vështirësitë që burojnë nga Kodi i ri Zgjedhor, ku siç dihet, për fitimin e mandateve të deputetit duhet të përballesh edhe me konkurrencën e partive të të njëjtin koalicion. Ende nuk është e qartë se cila do të jetë skema subvencionuese e PS-së për G99-n.
Kandidaturat
Përveç kreut të G99-s, Erion Veliaj, gjatë kësaj kohe kanë spikatur edhe mjaft drejtues të tjerë të saj. "Janë njerëz tejet të arsimuar dhe që kanë provuar tashmë me angazhimin e tyre në fushat përkatëse, që janë gati për të dhënë një kontribut publik", - shprehet Veliaj. Ndër ta përmenden aktivistët Arbian Mazniku, Genci Kojdheli, Olta Xhacka, Maklen Misha, Etjen Xhafaj dhe Endri Fuga. Gjithashtu pranë G99-s janë afruar edhe ekspertë të fushave të ndryshme, si Milva Ekonomi, Eduard Hashorva, Albert Dervishi etj. Të gjithë këta drejtues konsiderohen si figurat e mundshme, me anë të të cilave G99-a do të synojë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 28 qershorit, për t’u përfaqësuar në Kuvend.
Figurat drejtuese
1-Erion Veliaj
2-Arbian Mazniku
3-Genci Kojdheli
4-Olta Xhaçka
5-Maklen Misha
6-Etjen Xhafaj
7-Milva Ekonomi
8-Eduard Harshova
9-Albert Dervishi
10-Marinela Lika
11-Endri Fuga
12-Erinda Shah
13-Jetona Myteveli
3 Shkurt 2009