Zgjedhjet 2009, katër koalicione
Tashmë po bëhet gjithnjë e më e qartë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare pritet të garojnë katër koalicione, dy nga e djathta dhe dy koalicione nga e majta. Partia Demokratike do të udhëheqë koalicionin e maxhorancës, në të cilin pritet të bashkohen Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja e Legalitetit si dhe PDR-ja, e cila tashmë është bashkuar zyrtarisht me PD-në. Koalicioni i dytë i së djathtës do të jetë koalicioni “Poli i lirisë”, në të cilin do të marrin pjesë Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar dhe Partia Ligj dhe Drejtësi, e drejtuar nga ish-deputeti i PD-së, Spartak Ngjela.
Në krahun opozitar, në koalicionin e drejtuar nga Partia Socialiste janë bashkuar Partia Social-Demokrate, Partia Demokracia Sociale dhe Partia G99. Ndërkohë, në koalicionin “E majta për integrim”, që do të udhëhiqet nga LSI-ja, do të bashkohet Partia Socialiste ‘91. Vetëm Partia Aleanca Demokratike dhe Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut ende nuk e kanë vendosur se në cilin prej koalicioneve do të marrin pjesë.
Koalicioni i Partisë Demokratike
Partia Demokratike, Partia Demokrate e Re, Partia Republikane, Partia Agrare Ambientaliste, Partia Lëvizja e Legalitetit
Koalicioni i Partisë Socialiste
Partia Socialiste, Partia Social-Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia G99
Koalicioni “E majta për integrim”
Lëvizja Socialiste për Integrim, PS ‘91
Koalicioni “Poli i lirisë”
Partia Demokristiane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Partia Ligj dhe Drejtësi
3 Shkurt 2009