E Diel, 1 Nëntor 2026

G99, aktivitet festiv me personat me aftësi të kufizuara

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, aktivistët e G99 vizituan qendrën "Të qëndrojmë së bashku" në Kombinat, si dhe organizuan drekë festive enkas me këtë rast. Pavarësisht mungesës së energjisë elektrike fëmijët me aftësi të kufizuara festuan me një koncert të përgatitur nga vetë ata dhe drekuan sëbashku me aktivistët e G99. Për këtë ditë kamarier i qendrës ishte Erion Veliaj i cili theksoi për mediat se për një ditë duhet të mendojmë për ata që janë më të dobëtit dhe më të pambrojturit e shoqërisë. "Fuqia dhe lavdia e një shteti nuk matet nga mirëqenia e më të fortëve dhe me te pushtetshmeve të vet por nga mbështetja dhe trajtimi që mund t‘ju ofrojë më të dobëtëve. Duhet ta fillojë nga lehtësimi i financimit të këtyre qendrave duke hequr taksën TVSH për OJF që shpesh mbështesin qendra me shërbime të tilla, për ata që kanë më shumë nevojë. Sot kuptojmë se ka shumë nevojë për solidaritet komunitar në një kohë kur prezenca e shtetit ndihet kaq pak," tha Veliaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›