Skaneri i spitalit të Korçës u prish nga vetë mjekët
Kompania "Fortuna", që ka sjellë në Shqipëri një numër të madh aparaturash mjekësore, kërkon të reagojë pas deklaratave të Drejtorisë së Spitalit të Korçës, që vë në diskutim cilësinë e aparaturave të vëna në dispozicion të këtij spitali dhe korrektësinë e kësaj kompanie për përmbushjen e kontratave të saj. Në një letër dërguar gazetës "Shqip", përfaqësues të kompanisë "Fortuna" sqarojnë:
Skaneri i spitalit të Korçës është prishur për të parën herë më 6 shkurt 2006 dhe jo 6 vite më parë. Kompania jonë menjëherë ka dërguar specialistët, të cilët e kanë rregulluar këtë skaner, mirëpo ajo çka vinim re ishte se në kundërshtim me standardet e kompanisë që ne përfaqësojmë, ky skaner filloi të prishej shumë shpejt. Për kronikë, shef radiologjie atëherë pranë këtij spitali ka qenë drejtori i sapo emëruar tani. Për t‘i mbyllur gojën stafit të atëhershëm, ne sollëm disa specialistë të huaj, si për shembull një sllovak, një turk, një anglez dhe pesë herë inxhinierë holandezë. Vërenim që skaneri punonte për një farë kohe dhe pastaj prishej. Disa herë nga ministri i atëhershëm na u premtuan lekë për të bërë mirëmbajtjen, por asnjëherë nuk u paguan, megjithëse periudha e garancisë kishte kaluar me kohë. Në ambiente të ndryshme flitej që ministri i atëhershëm kishte një shok që ishte aksioner në pesë skanera privatë dhe pikërisht në Shkodër, Durrës, Fier, Tiranë, Elbasan dhe skaneri prishej me qëllim dhe se po me qëllim nuk na jepnin para për rregullimin e tij, pasi duhej që pacientët të drejtoheshin në Elbasan dhe Tiranë në këto skanera privatë. Më në fund, në fillim të këtij viti na u bë kontrata e parë e mirëmbajtjes dhe skaneri u rregullua. Ne kemi ndërhyrë disa herë këtë vit dhe e kemi rregulluar gjithmonë këtë skaner, por tashmë ai ka defekte të rënda, që do na japin gjithmonë probleme (pasi versioni ynë është që ky skaner mund të jetë prishur me qëllim në të shkuarën). Atëherë, prej 2 muajsh ne si distributorë, së bashku me kompaninë tonë, morëm përsipër ta ndërrojmë dhe në vend të tij të vendosnim një skaner të ri, të papërdorur. Ministrisë së Shëndetësisë i ka arritur një shkresë direkte nga kompania holandeze, ku thuhet që në fillim të vitit do të ndërrohet skaneri, pra do të tërhiqnim atë tashmë të shkatërruar dhe të vendosnim një të papërdorur.