PAK dhe shoqëria moderne
Dje, 3 dhjetori nuk ishte një ditë e veçantë për të kujtuar problemet dhe hallet që kanë personat me aftësi të kufizuara (PAK), por dhe një ditë e apelit social për shtetin, pushtetin vendor, institucionet sociale dhe familjarët e tyre, për të bërë jo thjesht një bilanc pasiv të arritjeve e problemeve që i shqetësojnë ata, por dhe për të caktuar disa piketa të reja në rrugën e zbutjes së kësaj dukurie, që i mban këta njerëz në pozitë margjinale në shoqëri. Pa mohuar punën dhe arritjet në fushën e politikave sociale e të reformave institucionale për këtë target-grup, duhet pohuar se ende u kemi borxhe atyre si qytetarë me të drejta të barabarta, që synojnë të mposhtin aftësinë e kufizuar e të jenë më afër mundësive dhe shanseve të barabarta.
Tani mund të themi se për këtë grup social në nevojë, madje me nevoja të veçanta, ka politika të qarta, koncepte më të drejta humane, legjislacion më të përmirësuar dhe struktura shërbimi më adekuate, në raport me veçoritë e tij. Në punën e institucionit tonë dhe atyre specifike është punuar me prioritet të veçantë për përmirësimin e cilësisë së shërbimit për personat me aftësi të kufizuara, udhëhequr nga disa parime bazë politike, filozofike e profesionale. Në filozofinë e punës sonë jemi udhëhequr nga aksi i fortë social, sipas të cilit nuk mund të ndërtohet shteti i së drejtës nëse nuk bazohet në parametrat e më të dobëtit. Politikat tona kanë në qendër parimin e madh social, sipas të cilit, personat me aftësi të kufizuar nuk duhet të trajtohen si objekt vëmendjeje, por si subjekt aktiv, i zoti të ndërtojë jo vetëm jetën e tij të pavarur, por edhe të bashkëpunojë për ndërtimin e shoqërisë ku jeton dhe pjesë e së cilës ndihet.
Natyrisht, vëmendje e posaçme është treguar për fëmijët me mundësi të kufizuara fizike, mendore apo sociale, për të cilët është ofruar trajtim i veçantë, edukim dhe përkujdesje e duhur për gjendjen e tyre. Fëmijët me aftësi të kufizuara, që trajtohen në institucionet rezidenciale dhe ditore, publike, private e komunitare, kanë të drejtën e arsimimit, rimëkëmbjes, rehabilitimit, kompensimit dhe integrimit sipas mundësive. Përkujdesja e veçantë duhet t‘u sigurojë atyre zhvillimin mendor, fizik, shpirtëror, moral dhe social. Përkujdesje e veçantë do të thotë mbështetje e duhur për fëmijët dhe prindërit e tyre, ose për këdo që ka përgjegjësi për rritjen e tyre. Parim i madh themelor i yni mbetet ndihma kurdoherë falas, me qëllim që fëmijët të sigurojnë gëzimin pa diskriminim të arsimit, shëndetit, formimit profesional, rimëkëmbjes, trajnimit, me qëllim punësimin e tij, të drejtën e argëtimit dhe të çdo lloj tjetër aktiviteti, që mundëson përfshirjen e plotë në jetën sociale dhe ndihmon zhvillimin personal. Trajtimi i personave me aftësi të kufizuara është një nga tri programet kryesorë të detyruar të shërbimit social shtetëror. Shërbimi për këtë grup personash është i diversifikuar si proces, si mënyrë realizimi dhe financimi. Arkitektura e këtij programi shërbimesh është e përbërë nga disa lloj shërbimesh dhe nga disa mënyra realizimi. Për të kuptuar gjerësinë e këtij programi, efektin social e financiar të tij, duhet të themi se në këtë skemë të shërbimit social për personat me aftësi të kufizuara ka disa komponentë përbërës dhe disa mënyra vlerësimi, që ndihmojnë për të përfytyruar më mirë realitetin e këtij shërbimi.
Së pari, politika e trajtimit dhe e shërbimit social për këtë grup social është e bazuar në një program të përbashkët, të njëjtë e pa dallim në nivel kombëtar. Që do të thotë se programi i përfitimeve në ‘cash‘ dhe me shërbim social është "skemë kombëtare", që vepron në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë diferencim në nivel kombëtar.
Së dyti, në dispozicion të mbështetjes dhe zbutjes së problemeve sociale të personave me aftësi të kufizuar, janë dy skema bazë përfitimesh sociale, që kanë të bëjnë me pagesën për shkak të aftësisë së kufizuar dhe ngritjen e një rrjeti institucionesh sociale të shërbimit (Qendrat e Zhvillimit).
Së treti, është ndërtuar një sistem shërbimesh që, nga pikëpamja e tipologjisë së shërbimit është i bazuar në tri forma kryesore: shërbim i plotë rezidencial, shërbim ditor dhe komunitar.
Së katërti, shërbimi social për personat me aftësi të kufizuara është tashmë jo vetëm i ofruar në struktura të shërbimit social shtetëror dhe publik, por edhe në atë privat.
Së pesti, shërbimet për personat me aftësi të kufizuara tashmë nuk janë më empirike dhe intuitive, por të bazuar në standardet e shërbimit të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuara, në qendrat rezidenciale e ditore, të miratuara me vendim qeverie.
Kush janë përfituesit?
1. Persona, që kanë si shkak të aftësisë së kufizuar diagnoza të ndryshme e që përfshihen në kriteret mjekësore dhe ligjore, që ndikojnë në përcaktimin e grupit të parë apo të dytë. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj kategorie janë të sëmurët mendorë. Këta persona kanë dëmtime dhe aftësi të kufizuara të shkallëve të ndryshme. Ka të sëmurë mendorë që mund t‘i kryejnë vetë nevojat e tyre personale, duke u shfaqur si persona me prapambetje të lehtë mendore (të moderuar). Por në këtë grup ka edhe të sëmurë të shkallëve të rënda, siç janë ata me prapambetje të thellë mendore, patologji të ndryshme, që si rezultat i dëmtimeve cerebrale, kanë sjellë paralizë të plotë te i sëmuri. Kjo kategori kërkon patjetër mbështetjen me kujdestari nga dikush tjetër. Për këtë grup të personave me aftësi të kufizuara, që nuk kanë probleme mendore e që kanë mundësi dhe dëshirë të integrohen në jetën normale, që duan të vazhdojnë arsimin e mesëm apo edhe të lartë, legjislacioni përcakton edhe mbështetjen financiare gjatë ndjekjes së studimeve.
2. Një tjetër kategori që përfiton nga ligji janë përfituesit e statusit të të verbrit, të cilët kanë mbështetje specifike ligjore. Përfituesit janë në dy grupe: I pari me ata që kanë humbur plotësisht shikimin dhe kanë nevojë për kujdesin e një personi tjetër; dhe i dyti me ata që kanë humbur pjesërisht shikimin në të dy sytë. Numri i përgjithshëm i tyre për vitin 2008 është 15119 persona.
3. Në grupin e personave që përfitojnë shërbime në ‘cash‘, nga buxheti i shtetit janë dhe personat me statusin e invalidit paraplegjik-tetraplegjik. Numri i tyre për këtë vit është 6373 persona, nga të cilët 3200 janë paraplegjikë, të tjerët kujdestarë dhe përfitues të paketës higjienike.
4. Grupi tjetër i personave me PAK, që trajtohen me pagesë mujore nga buxheti i shtetit, janë personat me aftësi të kufizuara, të klasifikuar si "të paaftë", që kanë lindur ose janë bërë të tillë para moshës 24 vjeç. Në gjithë vendin ky grup përbëhet nga 53093 persona.
5. Në grupin e personave me aftësi të kufizuar bëjnë pjesë edhe invalidët që përfitojnë shtesë, asistencë të plotë ose të pjesshme, veç pensionit të invaliditetit. Janë gjithsej 49904 persona të tillë.
Buxheti i shtetit për këto kategori sociale paguan rreth 9.1 miliardë lekë, ose afërsisht 100 milionë USD.