G99 bën tansparencën financiare
Lëvizja G99 bën transparencën e financimit që nga koha kur është themeluar e deri më sot. Në mbledhjen e parë të Asamblesë së G99, kryetari i saj, Erion Veliaj, ka bërë bilancin e lëvizjes që ai drejton, duke u renditur në këtë mënyrë ndër të parat parti që bëjnë publike mënyrën se nga i sigurojnë donacionet dhe kontributet e anëtarësisë. Pagesa e anëtarëve themelues është 5 mijë lekë të reja në vit, ndërkohë që pagesa për të rinjtë dhe studentët është 1 mijë lek. "Dhurimet vullnetare për G99 u bënë edhe nëpërmjet internetit, ku G99 bëhet e para lëvizje që ofron këtë mundësi bashkëkohore në faqen e saj online", tha Veliaj. Në fjalën e tij drejtuar Asamblesë, Erion Veliaj tha se "ne po përgatitemi që këtë energji ta vëmë në dispozicion të një fushate fantastike në 2009-ën, sepse ne besojmë dhe duam një shtet që punon për qytetarët dhe jo që i vret si në Gërdec, jo një shtet që i vjedh ata nëpërmjet korrupsionit dhe që i lë injorantë me një buxhet të varfër arsimi. Republika e Shqipërisë është prona jonë, pronë e të gjithë qytetarëve, me të gjitha institucionet e saj". "Asnjë prej nesh sot nuk është një ish-kryeministër apo ish-ministër i majmur, që shpenzon për të mbajtur një ambicie personale. Sot ne jemi lëvizja e parë në Shqipëri ku arrijmë te mbajmë një ambicie të madhe të përbashkët politike me dhurime vullnetare", u shpreh Veliaj në Asamblenë e parë të grupimit G99.
Veliaj përshëndeti mbledhjen e parë kombëtare të Asamblesë së G99, ku anëtarë, aktivistë dhe vullnetarë nga e gjithë Shqipëria u mblodhën për të dhuruar kontributet e tyre vullnetare për lëvizjen, për të bërë bilancin e aktiviteteve që nga prezantimi publik i G99 më datë 9 maj, si dhe për të diskutuar dhe planifikuar së bashku fushatën e G99 deri në vitin 2009. Veliaj bëri thirrje për një pjesëmarrje më intensive të të rinjve dhe të grave në politikë, duke thënë se ata janë të keqpërfaqësuar deri më tani. "Ne sot fillojmë të punojmë që me krenari të mund të themi në të ardhmen tonë ‘Unë isha atje, unë isha pjesë e ndryshimit‘!" përfundoi Veliaj.