E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Opozita abuzoi me vdekjen e Trebickës

Partia Demokratike akuzon opozitën se abuzoi me vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka. Zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani, bëri me dije se "ajo që të bën përshtypje është se me koalicionin ogurzi ‘rroftë vdekja, poshtë qeveria‘ e vranë për së vdekuri Kosta Trebickën, duke bërë çdo gjë për të shfrytëzuar aksidentin e tij fatal për qëllime politike dhe tani heshtin".

Bogdani iu referua raportit të ekspertit amerikan, Kevin Peter, i cili provon se Kosta Trebicka vdiq nga aksidenti automobilistik.

"Hesht Edi Rama që shpërtheu në një histeri shpifjesh dhe trillimesh vetëm 3 orë pas aksidentit, akoma pa u identifikuar mirë kufoma. Hesht nënkryetari i tij, Veliaj, dhe heshtin eksponentët e grupimit lesh e li, aksionerët e Delijorgjit që shpallën vdekjen aksidentale të Trebickës si vrasja e shekullit", tha Bogdani.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›