Gurakuqi: S`jam në ndjekje penale
Vazhdon lufta brenda llojit në Partinë Demokristiane. Kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi, ka publikuar dje dëshminë e tij të penalitetit se ndaj tij nuk ka ndjekje penale. Vërtetimi i paraqitur nga Gurakuqit mban datën e 21 korrikut të këtij viti.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, PDK konfirmon se "nuk ka asnjë çështje penale ndaj Anton Gurakuqit, kryetar i Partisë Demokristiane". Duke iu referuar kësaj deklarate, vlen të theksohet se kryesia e PDK i konsideron akuzat e deputetit Nard Ndoka si shpifje publike. "Kryetari i Partisë Demokristiane, Anton Gurakuqi, ka përgatitur një padi penale në gjykatë, për shpifje ndaj Nard Ndokës", është veçuar në deklaratën e PDK-së.