E Diel, 1 Nëntor 2026

G99 kërkon kopjet e fletëvotimeve të 28 Qershorit

Autori i Lajmit: Redaksia
Lëvizja G99, e drejtuar nga Erjon Veliaj, ka vendosur të kërkojë zyrtarisht, kopjet e të gjitha fletëve të votimit që u hodhën në kutitë e votimit ditën e zgjedhjeve, më 28 qershor 2009. Në këtë mënyrë, një “tjetër” armë po përdoret nga opozita për të “hapur” kutitë. Sipas ligjit, çdo informacion që nuk përbën sekret shtetëror, mund ti jepet çdo media, individi apo subjekti që e kërkon, madje, për këtë ka dhe afate ligjore prej jo më shumë se 40 ditësh. Duket se pikërisht këtë kanë shfrytëzuar pjesëtarët e G99, një forcë politike pranë PS. Kreu i saj, Erjon Veliaj, i njohur si një ndër emrat më pranë Edi Ramës, ka vendosur të “turbullojë” politikën shqiptare me këtë kërkesë që në fakt është as më pak dhe as më shumë, por hapje e kutive. Nëse kjo kërkesë do të pranohet nga KQZ, atëherë, hapja e kutive që Rama këmbëngul, efektivisht është e panevojshme, sepse fotokopjet e të gjitha fletëve të votimit që po kërkon G99, janë mënyra më e mirë për të verifikuar dyshimet që opozita ka për vjedhje mandatesh.

Ky lajm është publikuar: 29/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›