G99 nis prezantimin e kandidatëve
G99 publikon kandidatin e parë për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kreu i G99-ës prezantoi dje në Gjirokastër
Orgen Hasanbegun si kandidat zyrtar në këtë qark. Ndërkohë, Veliaj ka zhvilluar edhe një takim në këtë qytet, ku ka theksuar se ka ardhur koha që tani të votohen të rinjtë e aftë. Më parë, Veliaj ka zhvilluar një takim edhe në zonën e Laçit. Gjatë këtyre takimeve, ai vuri në pah problemet me infrastrukturën rrugore dhe akuzoi qeverinë shqiptare për mungesë vëmendjeje në këtë zonë. Veliaj është duke zhvilluar një tur në të gjitha qytetet e vendit, në prag të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme.