PR feston 18 vjetorin, Mediu: Ne, rol të rëndësishëm
Partia Republikane ka mbushur sot plot 18 vjet nga krijimi i saj, këtë përvjetor kjo parti e ka festuar në një koktejl të organizuar në hotel Tirana. Në fjalën e tij kreu i kësaj partie Fatmir Mediu vlerësoi rolin e kësaj force në zhvillimin demokratik të vendit.
TIRANE- Partia Republikane ka festuar sot 18 vjetorin e krijimit të saj në një koktejl të organizuar me këtë rast në hotel Tirana. Kryetari i PR-së Fatmir Mediu, vlerësoi rolin e kësaj force politike në zhvillimin dhe demokratizimin e mëtejshëm të jetës politike në vend.
Duke e vëne theksin tek mandati aktual qeverisës zoti Mediu në krah të kryeministrit bëri një ekspoze të arritjeve të deritanishme të kabinetit Berisha, ku sipas tij një rol të rëndësishëm kanë patur edhe republikanët. Ai theksoi se viti 2009 do të jetë edhe më i suksesshëm me fitoren e zgjedhjeve e më pas përfundimin e të gjitha projekteve gjigande të inicuara sipas tij nga kjo qeveri. Zoti Mediu një përshëndetje të veçantë u ka rezervuar edhe themeluesve të kësaj partie si figura kryesore që kanë dhënë koontributin e tyre për të ngjitur dhe renditur republikanët ndër forcat kryesore politike në Shqipëri.(a.r/news24/balkanweb)