Min. Ekonomisë përgjigjet për çështien “Tema”
Në lidhje me largimin e “Temë” nga ambienti, ka reaguar Ministria e Ekonomisë, e cila i ka cilësuar pretendimet e kësaj gazete të pavërteta. Sipas kësaj ministrie kërkesa për largim është bërë nga Ministria e Brendshme, pasi godina është e një rëndësie të veçante.
TIRANE- Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës i ka cilësuar deklaratat e drejtorit të gazetës “Tema“ zotit Mero Baze të pavërteta. Në një deklaratë publike ky institucion sqaron se është kërkuar zgjidhja e kontratave me të gjitha subjektet ku ndodhet edhe gazeta “Tema” dhe kjo ishte një kërkesë e Ministrisë së Brendshme.
Sipas kërkesës së kësaj Ministrie thuhet se në godinën ku ndodhet redaksia e gazetës “Tema”, do të ngrihet qendra kombëtare për paisjen me dokumentat e identitetit e shtetasve shqiptarë. Ndaj dhe ky objekt është i një rëndësie të veçantë për interesin publik, dhe është e detyruar të prishi kontratat me subjektet private.
“Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës vendosi të zgjidh të gjitha kontratat me subjektet private. Kontrata është e detyrueshme për të gjitha palët, të gjitha bizneset që kanë qenë në këtë objekt të rëndësisë së veçantë janë larguar pa asnjë pretendim, përveç drejtorit të gazetës “Tema” që pavarësinë e tij e kupton në lokalet e qeverisë”, thuhet në deklaratën publike të kësaj ministrie. (a.r/news24/balkanweb)