Vrasjet trondisin Tiranen

Por pervec tyre ne faqet e kronikes se zese eshte regjistruar si me e renda ajo e vrasjes me plumb dhe me pas djegien e kufomes te taksistit, Ramazan Hyka, por duket se zbardhja e ketij egzekutimi ka ende jo pak pista qe pritet te sqarohen nga sektori i vrasjeve ne drejtorine e Tiranes, mes te cilave nuk perjashtohet edhe ajo e hakmarrjes.
Mirepo si nje ngjarje qe nuk ka marre akoma pergjigjje dhe qe mbetet pa autor eshte edhe vrasja e dyfishte ne mes te dites e Elton Eliut dhe te emes Flutura Deliu, te cilet u egzkutuan me silenciator ne shtepine e tyre, pavaresisht kamerave survejuese ne apartament dhe mbrojtjes qe gezonin.
Deliu njihej ne kartelat e policise si person problematik jo vetem per dyshimet se ishte i implikuar ne ceshtje droge, por edhe per perplasjet me kundershtareve. Edhe pse policia ngriti edhe dyshime per larje hesapesh mes grupeve kriminale autoret mbeten te paidentifikuar.
Por ndersa per ngjarjen e mesiperme duket se policise i duhet te hetoje gjate, viktima e nje krimi tjeter makaber taksisti Ramazan Hyka, nuk njihej si person me precedente kriminale e megjithate edhe per te s'ka ende nje deklarate zyrtare se cfare po ndodh pervec njoftimit paraprak te vrasjes.
Nderkaq pervec ngjarjeve me permasa te tilla duket se policia e kryeqytetit po perballet edhe me krimin ne familje, i cili paraqitet i veshtire per t'u parandaluar.
Pas arrestimit te nje shtetasi se kishte shtyre bashkeshorten ne vetevrasje, prangat ju hodhen per memevrasje edhe Valter Prendit, qe rezultoi se ishte ne gjendje te dehur . Pas rrokades se ndryshimeve ne rang shefash e drejtoresh ne Tirane, mesa duket nje nga sfidat e te sapoemeruarve do te jete jo vetem zbardhja e ngjarjeve kriminale, por parandalimi i tyre.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code