E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat, Beja mesazh studentëve: Aplikoni!

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, u drejtoi dje një mesazh të gjithë studentëve të Shqipërisë për të aplikuar për kartat e identitetit, një dokument i konsideruar si garanci për zgjedhje të ndershme në 28 qershor, por edhe për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në vendet e BE-së. Beja i ftoi studentët që së bashku me shoqatat e tyre dhe profesorët të punojnë që "deri në datën 1 maj të gjithë ata të rinj që nuk disponojnë pasaportë të kenë aplikuar për kartë identiteti. Sipas tij, çmimi prej 200 lekësh që vendosi qeveria për të gjithë këtë kategori, e cila aplikon për ID deri më 1 maj, e lehtëson shpejtësinë e veprimit.

"Me këtë akt qytetar, ne hapim edhe një portë tjetër drejt integrimit në Bashkimin Evropian, misionarë elitarë të të cilit janë studentët", vijoi mesazhi i ministrit. Në vlerësimin e ministrit të Arsimit, "aplikimi për kartat e identitetit do të ishte mesazhi i qytetarit të emancipuar që e do shoqërinë të vendosur fort në dokument, ligj e rregull". Duke iu drejtuar studentëve të gjithë universiteteve në vend, ai cilëson se "me anëtarësimin në NATO dhe aspiratën për të hyrë në BE, ju jeni brezi i shqiptarëve që do të jeni qytetarë komunitarë dhe do të mishëroni identitetin tonë shqiptar në familjen evropiane".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›