E majta ne udhekryq

Kriza ekonomike e cila me gjithe medyshjet e rastit duket sikur eshte hedhur pas kraheve nxori ne pah edhe nje here dobesine e se majtes ne perballjen me te dhe per me teper pasojat e saj. Larg retorikes populiste qe i karakterizojne partite e pozicionuara ne kete spekter rralle per te mos thene kurre pas perfundimit te Luftes se Dyte e kane pare veten te shperfytyruara ideologjikisht ne kete mase sic ka ndodhur gjate dy viteve te fundit. Shembulli me fatal kane qene pikerisht partite e majta ne qeverisje ne vendet e prekura me thelle nga kriza ekonomike ne Spanje Greqi dhe Portugali. Renia e lire e reputacionit te qeverive te majta nuk nisi me krizen dhe as nuk do te perfundoje me te por duket se kjo e fundit i dha goditjen perfundimtare retorikes qe kishte mbetur si bosht kurrizor i politikave te ketyre partive qeverisese. Rasti i Spanjes verteton se realisht ne politike nuk duhet thene kurre lsquokurre. Heshtja e Zapateros diten kur Kongresi ne Madrid kalonte paketen anti-krize eshte deshmia tronditese e metamorfozes retorike te nje politikani qe rasti e deshi ne krye te qeverise spanjolle. Buzagaz dhe i vetekenaqur me nje besim qe vec ai e dinte nga i buronte jo larg por vetem ne 2008-n deklaronte se Spanja jo vetem qe nuk qe ne krize por as qe i kanosej nje e tille. Per ta pergenjeshtruar vlejti bash paketa e propozuar nga qeveria e tij qe parashikonte shkurtime drastike te fondeve publike ne maj nderkohe qe ai deklaron edhe sot e kesaj dite se prioritet i qeverise se tij jane politikat sociale. Nuk qe nje enderr e keqe ai votim per paketen anti-krize te imponuar nga Brukseli e Frankfurti pas llogarive te bera qe e radhiten ekonomine spanjolle si lsquotjetren ne radhe pas asaj greke qe po merrte tatepjeten. Cmajtezimi i Zapateros por jo i retorikes se tij u vulos nga fakti qe ngrirja e pensioneve dhe shkurtimi drastik i pagave te sektorit publik u be pikerisht me patericen e votave qe i vuri nen sqetull lideri nacionalist katalan Antoni Duran i Lleida. E Zapatero smund te bente gje tjeter vecse te heshtte tek shihte se si i beheshin shkrumb e hi aksionet e tij ne politike nga premtimi per ti pare hajrin lulezimit ekonomik te Spanjes qe per hir te se vertetes pati ndodhur nen qeverisjen e Aznarit po kalonte nje pakete masash qe kishin te benin me gjithcka tjeter pervec politikave sociale kalin e tij te preferuar te betejes.
Nje metamorfoze tjeter e se majtes e thelle dhe krejtesisht pa asnje tipar te sajin eshte edhe reforma e Papandreut ne Greqi. I zgjedhur ne tetor te 2009-s ne vorbullen e krizes me te forte ekonomike qysh prej viteve lsquo30 atij iu desh te merrte ne dore frenat e nje shteti me financa teresisht jashte kontrolli qe e kishin detyruar ekonomine drejt nje pikiate te pashprese te ndihmuar djallezisht nga boshatisja e thesarit te shtetit. Situata e ndere qe trashegoi i treti i familjes Papandreu qe zinte ate post per ironi te fatit perhere ne kohe krizash e trazirash nuk qe aspak e favorshme per ti lene atij dore te lire te tregonte cqe i zoti te bente me qeverisjen. Por per fat te keq keto rrethana lehtesuese nuk vlejne ne politike e aq me pak ne qeverisje. Fushata e tij elektorale qe e karakterizuar nga nje retorike teresisht e majte duke premtuar shtetin e aqshumepritur social duke i dhene prioritet investimeve ne shendetin publik dhe arsim dhe deri ketu ai eshte koherent me kahjen e tij politike. Metamorfoza nis pikerisht me ardhjen ne pushtet tashme fjalite kushtore nuk hyjne me ne pune dhe koha e ardhme ne ligjerim duhet tia lere vendin veprimit real. Politika e Papandreut ishte teresisht e kushtezuar nga gjendja mjerane e financave greke dhe atij nuk i mbeti gje tjeter vecse te kycte ne sirtar fjalimet elektorale dhe te perveshte menget e te perpiqej te mos lejonte degjenerimin ne skenare te denje per barsoleta kafenesh. Skema eshte tashme e njohur dhe nuk do ndonje ideolog origjinal per ta perkthyer edhe ne greqisht shkurtim drastik pagash e pensionesh per te ulur borxhin publik. I bindur e kokulur Papandreu ktheu syte nga Evropa dhe nuk u la vetem por natyrisht qe kjo gje nuk do te shihej me sy te mire nga qarqet e se majtes ekstreme. Ne syte e tyre ai lsquoshiti pavaresine per nje hua dhe lsquoturperoi ideologjine majtiste duke i bere vend ne sofer FMN-se. Strategjia e shkurtimeve e zbatuar nga qeveria lsquoPapandreu ne fakt rezulton si me drastikja ne historine e nje vendi te BE-se pas Luftes se Dyte Boterore por edhe kriza qe ajo po kalonte qe e pashoqe. Edhe pse nuk besoj se kishte realisht nje menyre tjeter per te dale nga ajo gjendje e pashprese Papandreu nuk beri gje tjeter vecse vertetoi se politikat e majta jane te vlefshme ne teori dhe kur lundrohet ne ujera te qeta te rritjes ekonomike nderkohe qe kur fillon te nxihet moti e te shkrumbezohen dallget ka nevoje te ngrihen velat e te merren masa reale e efikase qe anija te mberrije ne breg.
Nderkohe qe shnderrohet ne hije te vetvetes dhe te programit te saj e majta evropiane nuk eshte e tille vetem kur eshte ne pushtet dhe qeveris si ne rastet e mesiperme por edhe kur ka luksin te jete ne opozite. Partite e majta kane mbetur si peshku pa uje dhe nuk dine te orientohen perpos shfaqjes se entuziazmit sipas meje te paperligjur te rikthimit te modelit te Keynes. lsquoRruga e trete e Tony Blair dhe Gerhard Schoeder duket se eshte teper e ngushte per vorbullen ne forme orteku qe karakterizon modelet e ketyre partive sot e kesaj dite dhe shembulli me i mire eshte opozita italiane dhe gjermane.
Ne Itali e majta eshte e brishte dhe jo e besueshme kjo edhe per shkak te numrit te madh te subjekteve qe e perbejne ate. Projekti i Partise Demokratike se Bersanit si subjekti me i madh brenda saj duket se po deshton dita-dites dhe po shfaqet pa ide te qarta e me carje te thella brenda saj. Mungesa e koherences shprehet edhe ne zgjedhjen e tre sekretareve ne dy vjet jete duke u dobesuar progresivisht me rritjen e luftes se brendshme per pushtet. E veshtire te besohet se realisht nje parti e tille mund te perbeje nje sfide reale elektorale per binomin qeverises Berlusconi-Bossi. Italianet nuk e ndiejne pranine e nje alternative ndaj qeverisjes aktuale dhe ky fakt perben deshtimin e pare dhe me te madh te kesaj te majte. Perdorimi i metodave teresisht populiste prej Berlusconit duket se e kane lene te majten pa lende te pare kur ne fakt do ti shkonin per shtat me shume kesaj te fundit. Por ajo cka ben me shume pershtypje eshte se e ardhmja nuk parashikohet me e ndryshme. E dyzuar mes ish-komunisteve te DAlemes dhe super-katolikeve si Rosy Bindi Partia Demokratike ka mbetur si nje kopje e zberdhulet e atij projekti ambicioz qe prezantoi Veltroni i cili mbetet gjithmone kritik duke shprehur shpesh pakenaqesine ndaj mungeses se nje platforme te besueshme per italianet. Ne shekullin XXI ka nevoje per nje program qe te perkthehet ne alternative dhe jo per aleanca ad hoc anti-Berlusconi qe fusin uje nga te gjitha anet dhe tashme as nuk perfillen nga elektorati.
Partite e orientuara nga qendra e majte dhe e majta ne Gjermani u gjenden pak a shume ne situate te ngjashme. Socialdemokratet e SPD-se partia me nje tradite tashme 147-vjecare duket se u konsuamuan prej nje koalicioni qe me shume i vlejti Kancelares Merkel per te perforcuar pozitat e saj. Ata pesuan nje disfate te vertete me te renden qe prej perfundimit te Luftes se Dyte Boterore gjate zgjedhjeve te vitit 2005 kur popullariteti i tyre ra me 11. Me sa duket eksperimenti i perseritur per here te dyte i bashkeqeverisjes me kristian-demokratet nuk qe nje ogur i mire per ta. Faktore te tjere qe ndikuan ne kete diskreditim te SPD-se ishin edhe polemikat e brendshme si edhe dalja ne drite e nje formacioni te ri si lsquoDie Linke. Ky formacion mblodhi te pakenaqurit nga politikat tejet lsquote qendres qe aplikonte SPD-ja duke mberritur ne kuoten 12. Ne kete amulli te plote te alternatives se majte duket se Gjermania ka hedhur nje hap perpara duke i dhene jete ne janar te ketij viti nje lsquothink tank-u Institutit per Solidaritet ne Kohet Moderne Institut Solidarische Moderne me pjesemarrjen e te gjelberve socialdemokrateve dhe majtisteve te Die Linke me motivacionin e qarte te gjetjes se nje alternative ndaj neoliberalizmit. Megjithese ky veprim mund te konsiderohet si nje shkundje e te majteve pas analizes qe i kane bere gjendjes apatike dhe daljes demode te filozofise politike qe ata perfaqesojne e perkthyer kjo ne mbeshtetje te dobet politike nga elektorati mbetet akoma ne nivelin e diskutimeve teorike zbatimi i te cilave mbetet akoma per tu vertetuar te nje lsquothink tank-u dhe nuk ka ndonje projekt per tu shnderruar ne nje alternative reale politike ndaj koalicionit qeverises se Kancelares se suksesshme Merkel.
Kesaj situate te pergjithshme mjegullnaje politike dhe mungese orientimi nuk i shpeton as e majta shqiptare. E paragjykuar perhere per prejardhjen dhe trashegimine e saj politike e majta shqiptare 20 vjet pas renies se Murit te Berlinit e sheh veten prej 5 vitesh ne opozite dhe per me teper ne nje mungese te plote artikulimi alternativash gje qe rezulton fatale per te duke i kthyer ne mirazh shkretetire planet per ardhjen ne pushtet. Shterpesia e programit dhe mungesa e filozofise politike con ne lsquogafa si aplikimi i politikes pertej se majtes dhe se djathtes. Ne rastin me te mire kjo lloj politike lsquoas mish as peshk konsiderohet si mungese orientimi dhe dorezim para faktit se elektorati i majte nuk mjaftuaka me per te bere realitet programin politik. Prishja e ekuilibrit te poleve dhe perqafimi i ketyre sloganeve eshte tregues i mungeses se kohezionit dhe dobesi te aksionit politik. Ky i fundit karakterizohet nga strategji e cale dhe hera-heres e fragmentarizuar qe nuk artikulon alternative por per fat te keq bie ne ngasjen e retorikes se akuzave dhe kunder akuzave duke ia zberdhulur ne kete menyre mundesine e ardhjes ne pushtet. Se majtes i mungon nje perkufizim i filozofise ne te cilen bazohet jo me i mbeshtetur ideologjikisht por qe i ka rrenjet ne vlera. E thene me fjale te tjera e majta sot ka problemin e madh te mospasjes se gjakftohtesise dhe mendjelargesise se dallimit mes vlerave universale dhe qe nuk perendojne kurre dhe pershtatjen e tyre ne nje realitet social aq shume te deshirueshem jo vetem ne Evrope por edhe me gjere. Sfida mbarevropiane e se majtes sot eshte artikulimi i politikave sociale te kryera ne perputhje me dinamiken e ndryshimeve politiko-ekonomike me qellim shmangien e sindromes se kambanes se qelqit qe e izolon ate nga njerezit dhe si e tille thellon hendekun me elektoratin.