GNK: Tri zgjidhje për veriun

Bruksel, 26 gusht - Grupi Ndërkombëtar i Krizave i bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që me një ndërmjetësim të nivelit të lartë ndërkombëtar, pas prezantimit të mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të nisin sa më parë dialogun për të diskutuar për çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy vendeve.
“Dështimi për të negociuar në muajt e ardhshëm, mund ta ngrijë konfliktin për disa vjet, meqë palët po hyjnë në cikle elektorale, gjatë së cilave ka gjasa që të përdoret konflikti për të mobilizuar mendimet nacionaliste dhe për t’ju shmangur kritikave për korrupsionin e brendshëm dhe për dështimet e qeverisë”, thuhet në raportin e fundit të kësaj organizate, transmeton REL.
Lidhur me këtë, Grupi Drejtues Ndërkombëtar i Krizave i sugjeron Bashkimit Evropian, shteteve anëtarë të këtij mekanizmi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të lehtësojnë dialogun, i cili, siç thuhet, duhet të nisë sa më parë për të përfunduar në fillim të verës së 2011-ës.
Bisedimet, sipas raportit, do të duhej të përgatiteshin nga një diplomat i nivelit të lartë ndërkombëtar, e të zhvilloheshin në nivelin e presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, dhe kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Suksesi eventual që mund të arrihej që gjatë këtyre bisedimeve në çështjet, në të cilat është e interesuar Prishtina zyrtare, e që janë çështje të nivelit teknik, si doganat, çështjet tregtare, ato të komunikacionit, transportit dhe energjisë, sipas raportit, pengohet nga mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb.
Siç transmeton REL, Prishtina thuhet se shpreson që mendimi këshillëdhënës i GJND-së t’i “japë një shtytje të fortë” procesit të njohjes së shtetësisë së vendit.
“Mirëpo, për të lëkundur qëndrimet e ngurta me Bashkimin Evropian dhe në radhët e anëtarëve të përhershëm të Këshillit (të Sigurimit), Kosovës ende i duhet pëlqimi i Serbisë për pavarësinë, së paku në mënyrë implicite përmes themelimit të një lloj marrëdhënieve diplomatike dhe eventualisht njohjes së plotë formale”, theksohet në raport.
Ndërkohë, mosmarrëveshjet kryesore ndërmjet dy palëve në terren thuhet se kanë të bëjnë me komunat në veri të Kosovës.
“Një autonomi më e madhe për veriun dhe një status autonom për monumentet Ortodokse Serbe, siç parashihet në Planin Ahtisaari, në shkëmbim për njohjen nga ana e Serbisë do të duhej të ishte e pranueshme për të dy palët”, thuhet në raport.
Lidhur me problemin e veriut, Grupi Ndërkombëtar i Krizave propozon tri zgjidhje të përfytyrueshme: Plani i Ahtisaarit, autonomia më e zgjeruar dhe shkëmbimi i territoreve.
Ndonëse ndarja e pjesës veriore të Kosovës, e cila sipas raportit, shihet si një mundësi në Beograd për t’i hapur rrugën njohjes së pjesës së mbetur të Kosovës, thuhet se është e papranueshme për Prishtinën.
Pala kosovare, megjithatë “jep disa shenja se mund të marrë parasysh shkëmbimin e veriut të banuar kryesisht me serbë, me pjesët e banuara me shqiptarë në Preshevë - në lindje të Serbisë”.
Raporti i rekomandon Qeverisë në Prishtinë që gjatë bisedimeve të pranojë një marrëveshje, e cila, ndër të tjera, do të përmbante elementet si: njohja e Kosovës me kufijtë aktuale, një autonomi të gjerë për rajonin në veri të lumit Ibër në përputhje me integritetin territorial të Kosovës, një status autonom vetëqeverisës për monumentet Ortodokse Serbe.