GORA, midis shkretëtirës dhe parajsës
Gabojnë kur thonë se shkretimin në disa
zona e ka sjellë lufta. Në fakt, shkatërrimin
e sjell edhe padija dhe drejtimi i njëanshëm
në veprimet tona, kokëfortësia për t‘i
marrë shpatit të malit atë që nuk mund të ta japë.
Marria e madhështisë që i kërkon malit e kodrës të
bëhet fushë, marri e manifestuar në gjysmën e dytë të
shekullit të njëzetë, kur mendjet njerëzore anmbanë
globit, demonstronin potencial të paparë zhvillimi.
Zëri i fshatarëve
Zëri i fshatarëve të Gorës duket si analizë serioze e
parathënies se shkretëtirës. Jeta e një gjenerate njerëzore
është e shkurter. Brenda kufijve të një jetë njeriu,
është vështirë të vesh re ndryshimet që ndodhin për
rreth tij, kur ai është i mbyllur e i dënuar të qëndrojë në
Gorë. Hapi i kohës është ndryshe për një gjeneratë
njerëzore dhe ndryshe për jetën e një grumbulli pyjor.
Mosha 300-vjeçare e një pylli i korrespondon një gjenerate
njerëzore që arrin në 70 vjeç. Në një zhvillim normal,
ne duhet ta lëmë botën përafërsisht ashtu sikurse
e kemi gjetur kur kemi lindur. Ndryshimet radikale, si
ato që shohim, dhe prerjet masive të trembin për fatin
e brezit të ardhshëm.
Banorëve të shkretëtirave, panorama e zymtë që i
rrethon, u duket një gjë e natyrshme dhe që ka qenë e
tillë gjithmonë, ndërsa gërmimet arkeologjike, apo
zbulime të ndyshme të mos u tregojnë të kundërtën, si
p.sh. pushtues që shkatërrojnë të parat burimet natyrore
e më pas, edhe kasollet. Kështu, thotë historia,
ndodhi me pyllin e Rrënjës, një lis i gjatë e i bukur, më
i bukuri në Evropë, me dru të mrekullueshëm, që popullonte
dikur gjithë fushën perëndimore shqiptare, që
nga Shkodra e deri në Vlorë, që u pre totalisht nga romakët
për ndërtim anijesh, apo me pyllin e famshëm
të lisit dhe frashërit nga Mamurrasi deri në Fushë-
Krujë, që u pre që në periudhën e Tanzimatit e deri në
Luftën e Dytë Botërore. Kështu ka ndodhur edhe me
pyjet e Beratit, dikur herët, por gjyshërit e ata pas tyre,
nuk e mbajnë mend.
Një ditë në Gorë
Gora, një malësi midis Mokrës në veri, fushë Korçës
në juglindje, me malin e Lenies në lindje, dhe Voskopojën
në perëndim, e gjatë veri-jug 28 km, me gjerësi
lindje-perëndim prej 18 km, me amplitudë lartësie nga
fundi i luginës deri në majë male prej rreth 1000 metra,
na pret për të na mësuar si të shpëtojmë pyllin... Gora
ka mbi 18 fshatra dhe secili ka dërguar përfaqësuesit.
E të bësh një mbledhje pune me më shumë se 30-40
veta bëhet e vështirë, sidomos kur duan të qajnë hallin
e pyllit të tyre, që vetëm pritet dhe poshtërohet.
Me fjalë të ndryshme, ata të gjithë shprehin një
shqetësim, deri në alarm: Si të ndalohet prerja dhe
shkatërrimi i shpateve përreth lumit dhe shtëpive të
tyre. Nuk grinden, por vetëm debatojnë e argumentojnë.
Ata përpiqen të bindin, ta çojnë zërin në vesh
të qeverisë. Nuk duan t‘i marrin gjë shtetit. Vetëm
duan ta ruajnë pyllin, që ndodhet historikisht në
kufijtë tradicionalë të tyre. Shërbimin pyjor kërkojnë
ta kenë në krahë, pasi me nevojën e madhe që ka
fusha e Korçës për dru zjarri, u duket vetja shumë pak,
e të pamundur për të ndaluar prerjet. Gora është
vërtet shumë e shqetësuar. Banorët e saj nuk e
kërkojnë këtë për t‘u bërë të pasur. E kërkojnë për ta
shpëtuar nga shkretimi.
Deri në Tomorricë
Ta krahasosh me Skraparin e Beratin, Gora duket
plot drurë dhe ankesat e banorëve të saj duken pa
kuptim. Ndoshta për nga bimësia pyjore paraqet një
situatë që, në kodrat e Vokopolës, Terpanit apo në të
gjithë kodrat e zhveshura përgjatë luginës së Tomorricës,
të kodrave nga Berati deri në Skrapar nga njëra
anë, apo gjer në Buz të Tepelenës nga ana tjeter, ka
qenë 3-4 shekuj më parë. Megjithë shpresën që kanë
në faktin se natyra fal dhe i shëron plagët duhet të jesh
më tepër se optimist të besosh se mund të prishësh
pamjen e shkretetirës si fazë përfundimtare e shkatërrimit
dhe varfërimit të tokës së mbetur si trupi i një
kafshe pa lëkurë, që lëkura i është shëndrruar në pluhur,
e që pas çdo shiu e furtune, si një lëng i
përbindëshëm mbush shtretërit e përrenjve fare të
thatë në verë dhe shumë agresive në dimër. Teksa ke
marrë guximin të bësh një marrëveshje të mundshme
njerëzore, pasi Zoti të thotë se akoma je në kohë të
ndalosh degradimin e mëtejshëm e të fillosh suksesin,
duhet te imagjinosh edhe shkaqet që e kanë
katandisur në këtë dorë dite tokën.
Alarmi i banorëve
Teksa sheh Gorën dhe përpjekjet që bëjnë banorët
për të shpëtuar ç‘të mundin, fillimisht alarmohesh e
thua se këta malësorë të urtë dikush i nxit të marrin
pyjet e të bëhen pronarë, ashtu sikurse morën fshatarët
e fushës së Korçës apo të Myzeqesë tokën e tyre.
Njëri pas tjetrit ata ngrihen e thonë se duam përkrahjen
e ligjit për të mbrojtur atë copë pylli që na takon. "Nëse
Policia e Shtetit dënon me burg dikë që mbjell një bimë
kanabis, atëherë si është e mundur që, kur priten male
të tëra pyjesh, askush nuk dënohet dhe policia as që
shqetësohet", thotë Maks Kodra.
Pastaj shton: Ne nuk kemi fushë, nuk kemi asnjë
fabrikë, minierat janë mbyllur, makina që punon tek
ne, është uji që na jep dritë nëpërmjet hidrocentralit
dhe pylli i Gorës. Pylli është një nga makinat më të vjetra
që prodhon edhe ujin, por nëse nuk ndalohet shkatërrimi,
është makinë tepër e vështirë, ndoshta më
e vështira për t‘u riparuar. "Ne e dimë se është e domosdoshme
të vëmë një farë rregulli, edhe kur e
presim, edhe kur e kullosim. Këtë rregull na e lane të
parët tanë, megjithë fukarallëkun dhe padijen", tregon
Kodra shqetësimin e tij.
Të gjithë njëzëri thonë se Strelçës dhe Lozhanit u
duhet kthyer mali që nga buza e lumit e deri në majën
e tij. "Na rrofte neve që ruajme fundin, kur rrokullima
e gjërave fillon nga maja". Ne, thonë ata, jemi gati ta
mbrojmë pyllin, por duam që të na e kuptoni hallin dhe
ligji t‘i shërbeje pyllit e jetës tonë. "Çfarë fiton shteti që
na pret drurët në majën e malit, e pas kësaj na jep investime
e projekte që të rregullojmë fundin?!". Ata e
duan me ligj të gjithë malin, pasi ata që vijnë me makina
e motosharra që ta presin, e kanë justifikimin në
majë të gjuhës: Po presim në pyllin e shtetit. Pikërisht
atë që po bëjnë edhe firmat private, që kanë fituar me
tender dhe presin Rrobullin e Strelçës. Kjo prerje masive
e viteve të fundit, që po zhduk edhe drurët e farës,
i tremb banorët e Gorës.
Nëse Berati...
Nëse Berati i ka shkatërruar pothuaj tërë pyjet,
puna atje ndryshon. "Banorët e tij kanë fushën, dhe
fusha nuk të lë pa bukë". Ndërsa nëse në Gore priten
edhe drurët e farës, pas kësaj e vetmja pasuri që u
mbetet këtyre malësorëve është blegtoria. E keqja
është se delet dhe dhitë nuk e lënë pyllin të ripërtërihet,
për pak vite vjen shkretimi. Kështu mund të ketë
ndodhur edhe me kodrat e Beratit në kohë të lashta.
Të shumtët këtë nuk e besojnë. Për faktorët që kanë
mundësuar shkretimin janë përbërja flishore e
tokës, reshjet e shumta dhe rebeshet në dimër, që
zgjerojnë prroskat dhe mbathin tokat, bimësia e
varfër, pjerrësia e madhe e tokës e të tjera argumente.
Edhe për më të diturit është vështire të besojnë se
në ato shpate, tërësisht të gërryera e të shpëlara, të
ketë patur ndonjëherë pyje.
Pas Gorës fshihen dy fjale në shqip: mal e pyll. Banorët
e kësaj krahine jetojnë në mal e pyll, janë pjesë e
tyre. Nëse banorët Beratit janë tashmë pronarë të tokës
bujqesore, banorët e Gorës kërkojnë ta fitojnë këtë të
drejtë për tokën e tyre, pyllin dhe kullotën. Dhe kanë
rreth 600 km katrorë, afërsisht një të pesëdhjetën pjesë
të vendit tonë. Nëse zëri i tyre dëgjohet, ne mund të
kemi më shumë male të veshur me pyje. Gora mund të
bëhet shkollë e zhvillimit të qëndrueshëm të malesive
tona, pasi ka dëshirën, por edhe dijen. Prandaj, Gorës
i duhet dhënë pylli!