Erjon Bogdani, dy gola në miqësore

Siena mundi 5-1 skudrën amatore Monteriggioni në një test miqësor. Dy gola u shënuan nga sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani dhe po dy herë shënoi edhe Mario Frik. Skuadra e kategorisë së Shpresave, Monteriggioni shënoi e para me anë të Bellouomini (9'). Pjesa e parë përfundoi 2-1 me golat e Frik (20' dhe 37'). Në pjesën e dytë Siena shënoi golin e tretë me anë të Konko (49') ndërsa Erjon Bogdani shënoi golin e katërt në minutën e 63-të dhe të pestin e të fundit për Sienën në minutën e 85-të. Siena do të përballet në transfertë me Milanin në "San Siro" në javën e 5-të të Serisë A.