E Shtunë, 31 Tetor 2026

U-19, Shqipëria humbet 2-0 me Rusinë

Kombëtarja shqiptare U-19 është mundur nga Rusia me rezultatin 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në "Estadi Comunal" të Andorrës. Golat për përfaqësuesen ruse u shënuan në pjesën e dytë të takimit, fillimisht nga Andrev (69') dhe shtatë minuta para përfundimit të takimit nga Dzjuba (83'). Kombëtarja U-19 e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro (njëherësh edhe ndihmës i Oto Baric te Kombëtarja A) fitoi ndeshjen e parë kundër Sllovakisë me rezultatin 3-2 (golat nga Enri Shiba, Jahmir Hyka dhe Enco Malindi). Shqipëria ende ka shanse për kualifikin në Grupin 5 pasi një fitore kundër Andorës do t'i jepte asaj vendin e dytë në grup, teksa kualifikohen dy ekipe për në fazën tjetër të Kampionatit Europian U-19.
Shqipëria U-19: Bishani, Troga, Mërtiri, Cuka, Verzi, Lucaj, Karabeci, Hyka, Arbëri, Cota, Shiba. Trajner Shpëtim Duro

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›