Kastrioti-Flamurtari, dueli i “dypikëshve”

Kastrioti do të presë Flamurtarin në ndeshjen e parë pa teknikun Ramadan Ndreu, që dha dorëheqjen pas humbjes minimnale me Elbasanin dhe grumbulloi vetëm dy pikë në katër ndeshje, një prej të cilave me Besën e Kavajës, tekniku i së cilës Hasan Lika dha në të njëjtën ditë dorëheqjen e parevekokueshme. Për pankinën e Kastriotit janë përfolur emrat e Hasan Likës (ekipi i fundit i tij, Besa), Krenar Alimehmetit (ekipi i tij i fundit, Tirana) dhe Ilir Dajës (ekipi i tij i fundit Elbasani, të cilin e nxorri kampion në sezonin 2005-2006).
Me kualifikimin për në turin e tretë në Kupën e Shqipërise, skuadra e Kastriotit e drejtuar nga sekretari i klubit Spartaj Qosja kërkon të marrë tri pikët e para të plota me Flamurtarin që po vuan një "shok" psikologjik pas masave ekstreme të marra nga Komisioni i Disiplinës së FSHF-së pas incidentëve që shoqëruan takimin e humbur 2-1 me Teutën.
Në dy vitet e fundit, gjatë ndeshjeve për Kategorinë e Parë, Kastrioti ka fituar ndaj Flamurtarit në Krujë, duke treguar edhe njëherë rëndësinë e faktorit fushë. Kastrioti ka një ekip ku nuk mungojnë emrat qoftë të lotjarëveë shqiptarë si: Rustami, Abazaj, por dhe ata të huaj si Osusi e Ziambo, ndërkohë që i pezulluar për këtë takim është nigeriani Gabria Auia.
Flamurtari që ka grumbulluar tri pikë në katër ndeshje (asnjë pikë në ndeshjet jashtë) dhe që fitoi në Kupë thellësisht me Burrelin është bazuar në dyshen sulmuese Roland Nenaj (golashënuesi i dytë më i mirë i Superligës) dhe Fjodor Xhafa, teksa për ekipin e Agim Canaj, nuk mungon ai alternativë në repartin e avancuar edhe nigeriani Xhibril Sisoko, që sezonin e kaluar shënoi 13 gola me vlonjatët. Në mbrojtje vëmendja është përqendruar e tera te roli i kongolezit Sasa Delain pasi dhe Ardi Behari është pezulluar për këtë takim.
Gjyqtari Lorenc Jemini do të gjykojë ballafaqimin e dhjetë historik midis dy ekipeve, ku Kastrioti ka fituar 5 ndeshje, 2 Flamurtari dhe 2 të tjera janë ndarë në barazim.