GRAZIE CAVALIERE
Edison Ypi
Caro Silvio! Do vish në shtator?! Faleminderit! Të presim. Meqenëse edhe mua shqiptarit: Naufragar m’è dolce in questo mare, prandaj po të shkruaj. Jo vetëm për shkaqe poetike. Edhe për të tjera Sepse, për shembull, kam shumë frikë se gjatë vizitës mund të biesh pre e gënjeshtrave që mund të të thonë këlyshët e komunistëve që hiqen për djathtistë etj. Ç’ka është rrezik i madh me pasoja për të gjithë.
E mira do ishte të të shoqëroja unë nëpër disa vende, duke të llafosur për disa fenomene, disa rekorde. Por kjo s’ka gjasë. Prandaj dëgjo! Që t’i kesh parasysh dhe gjatë vizitës në vesh vëth t’i mbash.
Problemi i Shqipërisë sot është ky:
Shqipëria është një kaleidoskop marramendës gjigand vibrant. Në vështrim të parë, në pothuaj të gjitha copëzat apo segmentet e saj ajo duket e turbullt, e paarsyeshme, e pakuptueshme, aty-këtu edhe e çmendur. Por po ta shohësh nga afër, me dashuri, me përulje, me dhembshuri, ta shohësh ku lëngon, ta dëgjosh ku i dhemb, ta prekësh ku është kalbur, është krejt tjetër gjë. E parë në këtë mënyrë Shqipëria është një realitet tmerrësisht magjepsës, një trup i gjallë me qeliza, inde, dhe gjymtyrë përsosmërisht funksionuese, një agregat gjigand i lubrifikuar më së miri dhe me rendiment shumë të lartë. Pra, i gjithë keqkuptimi vjen nga cektësia e vështrimit, ftohtësia e vlerësimit, lehtësia e gjykimit. S’do mënd se, sidomos për shkak të tollovive spekulative mediatike rreth çështjeve shqiptare, këto që po të them tingëllojnë jo fort të besueshme, dhe kjo kërkon fjalën e sociologëve, etnologëve, politologëve etj. Por ata po heshtin. Dhe prandaj po flas unë. Kur të flasin ata unë sigurisht do hesht.
Ti Mysafiri i Lartë që do na vizitosh, fondamentalisht, je imprenditor. Kjo për Shqipërinë është Fat. Sidomos në këtë moment. Sepse Shqipëria sot më tepër se kurrë ka nevojë të këshillohet pikërisht nga një politikan i tillë.
Cavaliere, më e pasur po se po, por të betohem Shqipëria është edhe më e bukur se ta zëmë të paktën tre të katërtat e Italisë. Vërtet të rrënuara, por edhe ne kemi në ç’do metër nga një varr të vjetër, mbi çdo kodër nga një Kishë, mbi çdo mal nga një kështjellë. Edhe ne kemi pasur mbretërit tanë, perandorët tanë, Romat tona, Firencet tona. Pa u ndalur tek fakti se shqiptarët janë të gjithë nga pak Leonarda, Pavarota, Da Vinça, dhe pa folur për një më të madh se Dante që e kemi të gjallë, Shqipëria është plot e përplot me gjenialitete që nuk duken por ekzistojnë, që nuk dëgjohen por shurdhojnë, që nuk preken por shpërthejnë. Përparimin, pasurimin, ndërtimin, madje mbijetesën, nga shekulli në shekull, nga mileniumi në milenium, shqiptarët i realizojnë në një mënyrë dhe me një stil të pashembullt në Historinë e Botës. Ata e kanë trashëguar brez pas brezi nga të parët dhe e ruajnë me fanatizëm të madh sekretin e mbijetesës përmes vetëshkatërrimit. Ja që kështu është! Përmes vetëshkatërrimit ciklik një herë në kaq e aq vite, e pabesueshme por e vërtetë, rezultati i këtyre cikleve vetëshkatërruese të njëpasnjëshme, është ndërtimi. Do më besosh plotësisht dhe përfundimisht kur të shohësh nga afër, se në të kundërt me sa thonë statistikat numerike se shqiptarët shpenzojnë pak, hanë pak dhe vishen keq, ç’ka është plotësisht e vërtetë, ata ndërtojnë shumë. Sa për të dhënë shembullin e një “çudie” të vogël brenda kësaj “çudie” të madhe, po të them se në katunde “kretinësh” ritmi i ndërtimit është disa herë më i lartë se në zona “normalësh”.
Por zhvillimi, pasurimi, këtu realizohen me stërmundim tepër të madh, dhe, sipas meje, të pamerituar. Me jetë njerëzish dhe destabilitet të frikshëm, aq sa vetja na duket ç’do ditë në buzë të greminës.
Prandaj, në mënyrë që sa të jetë e mundur të shkrihen të dyja përvojat, e juaja dhe e jona, sidomos e Jotja, për të vënë pakëz rregull në të tëra këto, duhesh Ti. Mendja Jote, aftësia Jote, shkathtësia Jote, gjenialiteti Yt, nuhatja Jote, vizioni Yt.
Eja pra, eja. Ti praktiku. Ti i shkathëti. Ti i palodhuri. Se na shurdhuan teoricienët. Jo vetëm tanët. Edhe tuajt. Në tërë këto vite të mundimshme tranzicionale. Por sidomos ata të kohës së luftës së ftohtë, ata tek të cilët shpresuam aq shumë. Ata që deri në ’90-ën nuk u kujtuan kurrë për fqinjët e lashtë me të cilët i ndante një lumë.
A je Ti kapitalisti që në politikë ke bërë gjënë më të çuditshme, ke ardhur në pushtet me vota proletarësh?! Eja pra ftilloi pak politikanët e këtushëm. Se edhe këta, t’i shohësh cilit krah politik i përkasin dhe cilin elektorat pretendojnë duket sikur duan të të kopjojnë. Por e bëjnë aq keq sa të merr të qarët dhe lesh e kanë bërë. Prandaj eja mësoi.
Natyrisht kur të vish do thuash dy fjalë edhe për centralin bërthamor. Këto thuaji në një konferencë shtypi t’i dëgjojnë të gjithë. Gjatë asaj konference shtypi na qartëso enigmën, na zbulo misterin, si ka mundësi që Italia ka problem me emigrantët që i vijnë nga Shqipëria, ndërsa Shqipëria nuk duhet të ketë frikë nga centrali bërthamor që i vjen nga Italia?! Bëj pra, kujdes të na bindësh pse nuklearët janë më pak të frikshëm se emigrantët. Se emigrantët do vinë që do vinë, dhe në kurriz do t’i keni, prandaj po ta them.
Sa i përket zgjedhjeve; të lutem eja thuaju të mos kenë frikë, sidomos nga të parakohshmet. Thuaju se janë mjet normal i korrektimit të përfaqësimit parlamentar, dhe aspak fundi i botës si u duket bastardëve. Bëjua më së fundi të qartë se një vend mund të jetë që ç’ke me të, i stabilizuar dhe i vdekur, po ashtu si dhe po aq sa, i destabilizuar dhe funksionues.
Bëje pra vizitën Tënde t’i ngjasë vizitës së një mjeku, i cili me ndjeshmëri njerëzore i jep të sëmurit këshillat e duhura.
Përndryshe, po nuk e ndihmove Shqipërinë në këtë çast të vështirë, shqiptari, ky mazohist i madh vetësakrifikues, që vazhdon të vetërrihet dhe përgjaket me kamxhikët e indiferencës tuaj, do t’i këndojë Italisë atë këngën; Resta soltanto tutto il rimpianto, perché ho peçato nel desiderarti tanto.
edisonypi@gmail.com