“Samiti” i Cakranit”
YLLI DYLGJERI
Një kuiz i shpejtë: Cili socialist i politikës së re do të jetë në krye të listës për kandidat për deputet, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në PS? Saimiri? Jo. Fabiola? Gladiola? ... Jo. Arjola? Po. I ratë në të. Fituat edhe një udhëtim falas për të shkuar në Cakran të Fierit dhe në qoftë se do të udhëtoni për atje, keni për të zbuluar jo vetëm një fshat patriot e të kulturuar, ku shumë njerëz e kuptojnë menjëherë se çdo të thotë enciklike dhe solidarizohen menjëherë me të, por edhe një vend ku has një numër të mirë njerëzish nëpër rrugët e fshatit, që zënë e flasin dhe sidomos shpresojnë te “politika e re” dhe “bashkimi i të majtës”…
Publicitet:
Anëtarë dhe simpatizantë përtej së majtës dhe të djathtës!
Doni të dini më shumë rreth guidës tuaj turistike për në Cakran? Atëherë po ju ndihmoj me disa shifra që na shpjegon “Fjalori enciklopedik shqiptar”. Botim i ish-Akademisë së Shkencave të RPSSH.
Pak njohuri për Cakranin!
Cakrani. Fshat në rrethin e Fierit. Si qendër e bashkuar përfshin edhe fshatrat: Buzëmadh, Gorishovë, Gjoncë, Hambar, Kreshpan, Varibobë, Vreshtas e Vjosë. Popullsia mbi 15 000 banorë. Vendbanimi i lashtë i Cakranit i përket neolitit të mesëm. Gërmimet arkeologjike të bëra më 1969-1970 kanë zbuluar vegla pune prej stralli, guri, kocke e briri. Karakteristike janë vazot e kultit me dy këmbë. Banorët neolitike kishin ritin e varrimit brenda banesës, kufoma vihej në gropë e mbledhur….
Kaq njohuri besoj ju mjaftojnë si fillim për të kuptuar edhe pse Asambleja e PS-së zgjodhi pikërisht këtë fshat për të zhvilluar mbledhjen e saj të radhës nën sloganin autoritarist: OK. Pra, pa fjalë. “Vendimet” mjaft të “rëndësishme” që u morën, do të hyjnë në historinë e PS-së të pas 2005-ës me emrin evropian: Vendimet e Samitit të Cakranit.
Mbi punimet e Samitit
Samiti i Cakranit u mbyll pa u hapur. Ashtu si heshtja e vazove të kultit me dy këmbë edhe në këtë mbledhje nuk pati asnjë debat e asnjë kritikë. U diskutua për çdo gjë, por jo për problemet e mëdha që ka vendi si p.sh., bashkëpunim PS-PD, Kodi Zgjedhor, apo për komisionin parlamentar për ngjarjet e Gërdecit, për bashkëpunimin e të majtës etj., gjithçka u mbyll sipas ritit të hershwm të fshatit gjatë periudhës së neolititit të mesëm: varrim i ngjarjeve dhe fakteve brenda asamblesë, ndërkohë që asamblistët qëndruan në sallë të mbledhur. Jo më kot ka mbetur shprehja “fshat e zanat”. Kot nuk u zgjodh Cakrani. Neoliti i mesëm na dha përvojë… Por, kini durim, pas mbledhjeve të Libofshës, Mamurrasit, Burrelit, Golemit të Lushnjës, Cakranit po vjen radha e mbledhjes së madhe të Asamblesë së PS-së, në Pezë të Tiranës. Aty çdo të dëgjoni? Fantazma e Mukjes me qillotat me zinxhir po thërret: Asnjë devijim nga roli udhëheqës i Partisë dhe i shokut Rama! Na ngushëllon vetëm një lajm i mirë, deri atëherë edhe Peza do i ngjajë Ndroqit.
Punë e madhe, më thotë një fshatar nga Cakrani, që ka dalë të shesë fiq në anë të rrugës, pavarësisht nga ndalimi “zyrtar”, marrëdhëniet PS-LSI vijojnë të zënë vendin e parë në tematikën e diskutimeve politike në fshat. Nuk ka bisedë midis një Buzëmadhi dhe një fshatari nga Kreshpani që të quhet e plotë, pa bërë disa variacione rreth pyetjes:
“Sipas jush, kur do të kemi serish marrëdhënie midis partive të majta?”
Pyesni më mirë Edi Ramën, i përgjigjem i vaposur, pasi e kisha ngrënë njëherë koqen e fikut nga koshi i… fshatarit.
Por ajo çka më bën më shumë përshtypje është fakti se sa fort është përndezur debati që kur kryetari Rama deklaroi në Samitin e Cakranit se: VIP-at e PS-së nuk do të jenë në krye të listës për deputet, e më tej, me argumentin e frikshëm se, “Ne secili gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, në krye të listës nuk ishte as Veltroni dhe as Berluskoni, por ishte e veja e një prokurori, e cila kishte shumë mbështetje në komunitet”, tha Raman në Cakran. Sipas kësaj logjike, larg qoftë, duket se Edi Rama ka një projekt të errët në kokë, mos po kërkon të vrasë ndonjë prokuror, pastaj t’i plotësojë listat me vejusha? Të përfytyrosh të keqen në përmasa të tilla, thjesht nuk është në natyrën e socialistëve, dhe kjo është arsyeja pse, edhe pasi jemi përballur me propozime të tilla, tek e fundit kthehemi në vizionin tonë të natyrshëm të një optimizmi naiv. Jo nuk e kritikoj aspak kryetarin Rama pse i mungon imagjinata për të keqen. E kritikoj për diçka tjetër, edhe më të rëndë: Pse i mungon imagjinata për të mirën? Rrofshin Prokurorët!
Kryetari Rama nuk është i vetmi përgjegjës për Samitin e Cakranit. Ai ka pasur mbështetje edhe nga liderë të tjerë të PS-së, të cilëve iu ka munguar imagjinata po aq. Kjo e ka bërë më të lehtë për Ramën, si dhe për sponsorit e tij të industrisë së ndërtimit, që t’ia dilnin mbanë me të tyren.
Vendimi i fundit i Asamblesë Socialiste në Samitin e Cakranit ishte miratimi njëzëri për të ngrënë një “supë kolektive”, siç thotë prof. Servet Pëllumbi në intervistën e tij dhënë në gazetën “Panorama”. Atëherë, ju beftë mirë “socialiste”!
Jam tepër kureshtar për të marrë vesh se ç’farë ka për të ngjarë në asamblenë e radhës.