Kërpi del kanabis, arrestohet kreu i fermerëve të Shkrelit
Analizat e kampionëve të “kërpit” të ardhura nga Italia çojnë në pranga për të tretën herë Martin Pëllumbin, ish-kryekomunar dhe kryetar i shoqatës së fermerëve të Shkrelit.
Pëllumbi u arrestua dje, pas vendimit të Gjykatës së Shkodrës, e cila ndryshoi masën e sigurisë nga “ndjekje në gjendje të lirë”, masë kjo e marrë në janar të vitit 2006, në “arrest me burg”.
Ai akuzohet për veprën penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”. Policia bëri të ditur se arrestimi i 46-vjeçarit është kryer pasi analizat e ardhura nga Italia vërtetonin se bima e asgjësuar tre vite më parë ishte kanabis dhe jo kërp industrial. Burime nga Prokuroria pohuan se, në përgjigjet e laboratorit të mjekësisë Ligjore të Italisë theksohej se, bima ishte kanabis. Vepra për të cilën akuzohet 46- vjeçari së bashku edhe me 4 persona të tjerë e ka zanafillën më 23 dhjetor 2005. Operacioni “Buna”, i antidrogës së Shkodrës sekuestroi në banesat e tyre rreth 1 ton kanabis dhe bëri arrestimin e tyre, ndër të cilët edhe Pëllumbin. Por përgjigjet e analizave të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, në atë kohë futën në konflikt policinë me gjykatën. Ky institut theksoi se, bimët e sekuestruara nga policia ishin “Cannabis Sattiva L”, pra kërp Industrial dhe jo “Cannabis Sattiva I” (që konsiderohet bimë narkotike), siç pretendonte policia. Në janar 2006, gjykata vendosi që pesë personat e akuzuar të ndiqeshin në gjendje të lirë. Prokuroria apeloi dhe kërkoi, që analizat të bëheshin në laborator jashtë vendit. Laboratori italian i çoi pak ditë më parë zyrtarisht Prokurorisë së Shkodrës rezultatin: mostrat e dërguara për ekspertim ishin bimë narkotike “Cannabis Sattiva I”. Vite më parë, një shoqatë humanitare Britanike solli për të mbjellë farën e kërpit industrial. Më pas, do të prodhoheshin një sërë produktesh, si çaji i kërpit, litarë kërpi, vaj kërpi, thasë me fije kërpi etj. Kjo gjë sipas tyre, do të rriste numrin e të punësuarve në një zonë të varfër siç ishte Komuna e Shkrelit. Por në vitin 2000, policia asgjësoi një sasi prej 500 mijë rrënjë të kërpit industrial, që fermerët e Shkrelit e kishin kultivuar. Kryetari i komunës, Martin Pëllumbi u fsheh, ndërsa u shpall në kërkim. Fermerët e Shkrelit, të ndihmuar edhe nga shoqata që kishte sjellë farën e kërpit hodhën në gjyq Policinë e Shkodrës. Ata fituan në Shkallën e Parë dhe me vendim gjykate ministria duhej të dëmshpërblente fermerët e kësaj zone. Në vitin 2001, parcelat e mbjella me kërp në fshatin Dedaj u shkatërruan sërish nga policia. Gjatë këtij aksioni u arrestua dhe Pëllumbi. Pas disa seancash, gjykata shpalli përgjegjëse policinë se, kishte ngatërruar kërpin me hashashin dhe e ndëshkoi atë të paguajë 120 mijë dollarë nga 210 mijë dollarë, që ishte kërkesa e avokatit mbrojtës të fermerëve.