E Diel, 1 Nëntor 2026

GRECO: Ende probleme me korrupsionin në ShqipëriNga TCHGRECO, Grupi i shteteve kundër Korrupsionit në Këshillin e Evropës, ka publikuar raportin e 3-të për Shqipërinë. Raporti fokusohet në dënimin e korrupsionit dhe transparencën për fondet e parti

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

GRECO: Ende probleme me korrupsionin në ShqipëriNga TCH

GRECO, Grupi i shteteve kundër Korrupsionit në Këshillin e Evropës, ka publikuar raportin e 3-të për Shqipërinë.

Raporti fokusohet në dënimin e korrupsionit dhe transparencën për fondet e partive politike në vend. Shqipëria aderon në këtë strukturë të Këshillit të Evropës nga viti 2001, ndaj detyrohet të përshtatë legjislacionin e saj me Konventën ligjore të krimit mbi korrupsionin dhe protokollet shtese, si dhe rregullat e përbashkëta në luftën kundër korrupsionit për financimin e partive politike dhe fushatave elektorale.

Për sa i takon dënimit të korrupsionit, GRECO identifikon në raportin e tij se ka boshllëqe në kuadrin ligjor shqiptar, që kufizojnë zbatimin e masave kundër ryshfetit nga zyrtarë të huaj apo vendas. Niveli i ulët i sanksioneve për ryshfetet e kryera në sektorin privat, vakuumi në lidhje me juridiksionin për shkeljet tregtare dhe ryshfetin e ushtruar jashtë vendit, si dhe zbatimi praktik i Kodit Penal duhet të rriten.

Në lidhje me transparencën e financimit të partive, raporti pranon se Shqipëria është e angazhuar aktualisht në një proces premtues të reformës që synon të korrigjojë nivelin e ulët të transparencës në financimin e partive shqiptare. Por, duhet zhvilluar një mekanizëm i pavarur dhe i fuqishëm për monitorimin e financimit të fushatës zgjedhore dhe fondet e partive në përgjithësi, pasi regjimi aktual nuk ka efekt mbi përgjegjësitë e përbashkëta të institucioneve të ndryshme.

Raporti vlerëson se ekziston një nevojë e qartë për të përputhur ligjin për partitë politike me standardet e Kodit të ri Zgjedhor në lidhje me transparencën, mbikëqyrjen dhe zbatimin. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar të vijojnë përpjekjet e tyre për të krijuar dhe zbatuar një sistem të plotë të transparencës së financimit politik. Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit në Këshillin e Evropës i ka dërguar Shqipërisë një listë me 12 rekomandime, të cilat duhet të zbatohen deri në fund të vitit 2010.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›