Kina nis ndërtimin e urës më të gjatë në botë
PEKIN- Kina informon se ka nisur ndërtimin e urës më të gjatë në botë. Ura do të lidhë Hongkongun Makaun dhe pjesën kontinentale të Kinës dhe do të ketë formën e shkronjës Y.
Ura do të jetë e gjatë 50 km, 35 prej të cilave do të jenë mbi det. Ndërtimi i kësaj ure gjigande do të kushtojë 10.7 miliardë dollarë dhe do të përfundojë në vitin 2015.
Ndërtimi i saj do të përfshijë dhe një tunel nënujë 5.5 km i gjatë me ishuj artificialë të cilat do të bashkohen me urën.
“Ura është projektuar për një jetëgjatësi prej 120 vitesh. Ajo mund të përballojë pa u dëmtuar dhe erërat e forta me shpejtësi 51 metër për sekond. Gjithashtu mund ti rezistojë një tërmeti me magnitudë 8 të shkallës riter”- tregon Zhu Yongling një nga zyrtaret që kanë prezantuar projektin.
Makinat do të mund të udhëtojnë me një shpejtësi prej 100 km/orë në urën që do të ketë gjashtë korsi.
Hong Kong thotë se ura do të gjenerojë në miliarda dollarë përfitimet ekonomike brenda dy dekadave të para të përdorimit të saj- shkruan agjencia e lajmeve Reuters.
Ambientalistët paralajmërojnë se ndërtimi mund të shkretojë ekosistemin detar dhe do të rrezikojë delfinët e rrallë kinez. Delfinët e bardhë janë gjetur në ujërat e lumit Pearl. Por zyrtarët thonë se ata kanë marrë parasysh dhe cështjen mjedisore në planifikimin e projektit.
Ndërtimi i kësaj ure vjen një vit e gjysëm pasi Kina hapi urën Hangzhou në provincën lindore të Zheijang, e cila aktualisht është ura më e gjatë detare.
Wang Yong, nje zyrtar i projektit tha se në urën Hangzhou ishin impementuar mbi 250 novacione teknologjike, dhe zgjidhje inxhinierike shumica e të cilave pa dyshim do të vërtetohen se janë te dobishme në ndërtimin e projekteve të reja. Ai shtoi se ura Hangzhou i kishte mbijetuar 19 sfidave, ku përfshiheshin tornadot, problemet gjeologjike gjatë tre viteve e gjysmë të ndërtimit të saj.
Aktualisht ura më e gjatë në botë e ndërtuar është në Neë Orleans, mbi liqenin Pontchartrain 38. 4 km e gjatë, por zyrtarët thonë se ndërtimi i urës Hangzhou ishte mjaft i vështirë për shkak dhe të ndryshimeve klimaterike.
(Suela Gera/BalkanWeb)