E Shtunë, 31 Tetor 2026

GSHDNJ: Fushata u zhvillua e tensionuar

 

Raporti i Grupit Shqiptar të të Drejtave të Njeriut thekson se procesi parapërgatitor ka paasur cenim të standardeve. “Nga vëzhgimi i situatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 si dhe përmes informacioneve direkte dhe raporteve përfundimtare parazgjedhore të vëzhguesve të GSHDNJ, është konstatuar se procesi parazgjedhor përgjithësisht nuk ka evidentuar me probleme të rënda, që do të cenonin standardet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009”, thuhet në raportin e GSHDNJ-së. Por, nga ana tjetër, sipas GSHDNJ-së, ka mjaft çështjë që mbeten ende problematike dhe cenojnë të drejtat e qytetarëve shqiptarë. “GSHDNJ çmon se identifikimi i procesit zgjedhor me kartat e identitetit ishte një veprim i gabuar, që u përdor në një periudhë 6-mujore nga ana e partive politike, duke ndikuar negativisht në disa raste në zhvillimin e një klime të qetë parazgjedhore”, thuhet në raport. Gjithashtu raporti bën të ditur në të njëjtën kohë se, “dy partitë e mëdha kanë punuar në kurriz të partive të vogla”. Subjektet politike në tërësi kanë zhvilluar një fushatë të tensionuar. GSHDNJ ka realizuar një monitorim cilësor gjatë fushatës dhe ka konstatuar se Kodi i Etikës nuk u respektua nga partitë politikë në pjesën më të madhe të rasteve, duke cenuar haptazi marrëveshjen e gjithëpranuar nga këto subjekte për respektimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›