“G&T sh.p.k.”, një lider në tregun e përgatitjes së reklamave dhe spoteve
Kompania, e pranishme në vend që prej vitit 1998
Ervin Koçi
Kërkesa për përgatitje spotesh dhe tabela reklamash sipas standardeve bashkëkohore në vendin tonë ka bërë që biznesi i kompanive që e ofrojnë këtë shërbim të vijë në rritje dhe të bëhet edhe më i sofistikuar. Nevoja e firmave dhe e kompanive vendase, por dhe ndërkombëtare, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri, jo vetëm për t’u reklamuar, por dhe për të pasur një fasadë sa më dinjitoze reklame, solli zhvillimin e kësaj teknologjie në vend. E tillë është dhe kompania “G&T sh.p.k.” (Graph Tech), e cila ka nisur aktivitetin e saj në ofrimin e përgatitjes së të gjitha llojeve të tabelave dhe spoteve publicitare dhe informuese në vend që vitin 1998. Sipas administratorit të Përgjithshëm të kompanisë “G&T sh.p.k.”, Telemat Pllumi, ajo sot është e specializuar në përgatitjen e të gjitha llojeve të spoteve, tabelave, përfshi edhe ato rrugore, reklamave dhe modelimit të fasadave të jashtme për ndërtesat moderne. Kompania ka një aktivitet të gjerë sot në tregun shqiptar dhe shërbimet dhe produktet e saj janë të kërkuara nga të gjitha kompanitë private dhe shtetërore në të gjithë territorin e vendit. Mjafton një vështrim i shpejtë në faqen elektronike (sitin web) të kësaj kompanie, apo dhe në subjektet e ndryshme të biznesit, për të kuptuar aktivitetin dhe rëndësinë e punës së kompanisë në reklamimin me standarde bashkëkohore që u është bërë qindra subjekteve në të gjithë vendin.
Aktiviteti
“G&T sh.p.k.” e nisi aktivitetin e biznesit që në vitin 1998 dhe më pas e formatoi më pas ligjërisht më 24 prill 1999, si një subjekt ligjor i njohur nga Gjykata e Tiranës me Vendim nr. 21227. Sipas administratorit Telemat Pllumi, “G&T” njihet si një nga kompanitë e para dhe më kryesore që filluan të veprojnë në tregun dhe industrinë e realizimit të tabelave të reklamave të ndryshme dhe spoteve në Shqipëri. Ai ka shtuar më tej se vitet e fundit kompania ka investuar në drejtim të përmirësimit të cilësisë së prodhimit të spoteve, por dhe në teknologjinë dhe pajisjet që merren me dizenjimin, teknikat dhe cilësinë e tabelave të reklamave. “Kjo kompani renditet sot e para në tregun kombëtar të prodhimit dhe dizenjimit të reklamave, duke qenë një lider absolut”, - vijon më tej Pllumi. Me një gamë të plotë produktesh të reklamës “indoor” dhe “outdoor”, kompania ka përmbushur me sukses kërkesat e klientëve për vite me radhë duke lëvruar kontrata të suksesshme afatgjata. “Janë përballuar e kaluar me sukses e angazhim maksimal nga kompania ‘G&T’ sfida, si ndërrimi i imazhit të Bankës Raiffeisen, AMC-së, BKT-së, Jet OIL, Deka etj.”, - thotë administratori i kompanisë.
Kompania
Ndërmarrja “G&T sh.p.k.” ka një staf prej 22 punonjësish të kualifikuar dhe specialistësh e inxhinierësh që administrojnë sektorët kyçë të kompanisë, atë të Dizenjimit, Prodhimit dhe Montimit e mirëmbajtjen e reklamës. Kjo skuadër angazhohet të përfundojë në kohë dhe cilësi estetike të gjitha projektet, sipas kërkesave të klientëve. Dizenjimi është pika fillestare e procesit të punës. Aty konceptohen dhe realizohen grafikisht sipas, kërkesës së klientit, imazhet, logot dhe projektet teknike të reklamës. Prodhimi i reklamës realizohet nga punonjës të kualifikuar, duke ndjekur projektin e dërguar nga zyra e dizenjimit.
Punët dhe produktet
Kompania “G&T sh.p.k.” ofron shërbime të kualifikuara, si: realizime grafike me adeziv; reklama me ndriçim; reklama me ndriçim në dy anë; germa dhe detaje të kuposura me ndriçim; germa “3D” me ndriçim; reklama me Alucobond; gravurë mbi Plexiglas dhe mbi Alucobond; reklama elektronike; konstruksione metalike masive dhe singolare etj. Një stendë të veçantë dhe të pasur me produktet e saj kompania “G&T”, si dhe prezantim dinjitoz ajo po e bën këto ditë në Edicionin e 15-të të panairit të përvitshëm “Klik Ekspo Grup”.
27 Nentor 2008