Kriza ekonomike botërore ul mundësitë për të emigruar drejt vendeve të BE-së
Vendet e BE-së shtrëngojnë masat e pranimit. Shkurtimi i vendeve të punës shihet si mundësi për largim
Ervin Koçi
Kriza botërore ekonomike, që ka filluar të japë pasojat e saj në të gjithë sektorët e ekonomisë botërore, një nga shtresat që do të godasë më fort do të jenë edhe emigrantët ekonomikë. Kjo krizë, përveç se ka ulur në maksimum mundësitë e emigrimit në vendet e Bashkimit Europian për shtresat e reja të emigrantëve që prodhohen çdo ditë në vendet e botës së tretë, po rrezikon seriozisht edhe statusin ekonomik të atyre që ndodhen në këto vende. Kriza që po përshkallëzohet çdo ditë me pasoja të thella në ekonomitë e vendeve të Europës i ka detyruar qeveritë e vendeve të BE-së që të nisin vështirësimin e procedurave të emigrimit legal drejt vendeve të tyre. Hapin e parë në shtrëngimin e këtij procesi e kanë marrë Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, të pasuara nga Italia, Spanja e Franca, ndërkohë që, sipas mediave të huaja, pritet që edhe vendet e tjera të vazhdojnë këtë proces. Kjo gjë jo vetëm që do të ndikojë në bllokimin e fluksit të emigrantëve drejt vendeve të BE-së, por sipas ekspertëve do të bëjë që edhe mjaft emigrantë, që aktualisht ndodhen aty, të kthehen në vendet e origjinës. Shkak kryesor duket se do të jetë shkurtimi i vendeve të punës në shumë fabrika dhe kantiere ku punojnë emigrantët, por dhe shkurtimi i politikave mbështetëse për këto grupe nga vendet europiane.
Transmetimi i krizës
Ekspertët e ekonomisë europiane e shikojnë me frikë injektimin e pasojave të krizës ekonomike të BE-së në shtresat e emigrantëve dhe mandej edhe në pasojat që përshkallëzohen deri në ekonomitë e vendeve të tyre të origjinës. Sipas ekspertëve mendohet se mjaft vende në zhvillim apo vende të botës së tretë në Afrikë e Azi do të përballen me “pasoja të injektuara” të krizës që do të vijnë nga vendet e BE-së. Disa prej këtyre pasojave janë: “riatdhesimi apo në rastin më të mirë kthimi i mjaft emigrantëve ekonomikë në vendet e tyre, si pasojë e mospërballimit të jetesës së shtrenjtë në vendet e Europës Perëndimore, por edhe prej humbjes së vendeve të punës. Kjo do të sillte dy faktorë të menjëhershëm në ekonomitë e vendeve më pak të zhvilluara ose në zhvillim që janë shtimi i numrit të të papunëve dhe, e dyta, por shumë e rëndësishme, pakësimi i të ardhurave prej emigrantëve (remitancat)”.
Kategoritë që rrezikohen
Emigrantët ekonomikë të pakualifikuar janë shtresa më e rrezikuar nga kriza globale ekonomike, pasi mund të humbasin vendin e tyre të punës. Njëkohësisht, pasojat e drejtpërdrejta të atyre që punojnë jashtë vendit do të ndihen edhe në familjet e tyre të lëna pas dhe në ekonominë e vendeve në zhvillim, siç është edhe ajo shqiptare. Në këto konkluzione kanë arritur drejtues të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare. Ministri italian i Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale, Mauricio Sakoni, përpara përcaktimit të flukseve të hyrjeve në Itali për vitin 2008, shprehet: "Në krizën aktuale ekonomike, emigrantët janë më të rrezikuarit për të humbur vendin e tyre të punës". Sipas tij, duke qenë të vetëdijshëm se kjo krizë e madhe i kufizon hapësirat e punësimit, duhet të shmangim atë që të sjellim në vendin tonë persona që rrezikojnë papunësinë, duke u marrë me ata që tashmë ndodhen këtu.
Emigrantët shqiptarë
Qeveria e vendit fqinj, Italisë, u ka gjetur strehë deri tani mbi 402 mijë emigrantëve shqiptarë (të regjistruar). Nisur dhe nga situata e krizës ekonomike globale që po vjen duke u vështirësuar në këtë vend, qeveria italiane ka planifikuar që të reduktojë edhe hyrjet në vend për ata që kërkojnë një punë. "Është e qartë se ajo që po ndodh në tregun global, fatkeqësisht edhe në ekonominë tonë, duhet të na shtyjë të mendojmë për flukse që janë në pajtueshmëri me mundësitë e punësimit në vendin tonë", - tha ministri italian i Punës, Sakoni. Ai shtoi: "Ne duhet t‘i modulojmë me kujdes ato flukse, që mund t‘i presim në vendin tonë, në kufij që pajtohen me mundësitë e punësimit në ekonominë dhe shoqërinë italiane". Përballë një situate të vështirë gjenden edhe emigrantët shqiptarë, të cilët ndodhen në Greqi, Gjermani dhe në Britaninë e Madhe. Specialistët e ekonomisë në vendin tonë sqarojnë se ndikimi i krizës ekonomike globale në vendin tonë do të ndihet edhe në remitancat e shqiptarëve emigrantë, të cilat deri në fund të vitit pritet të ulen ndjeshëm. Në statistikat e Bankës së Shqipërisë rezulton se në vitin 2007 dërgesat ose transferimet e fondeve nga puna e emigrantëve jashtë vendit arritën në 957 milionë euro. Në nivel global, sipas ekspertëve ndërkombëtarë, nga këto dërgesa vendet në zhvillim përfitojnë rreth 251 miliardë dollarë në vit.
“Shkurtohen” profesionet
Gazeta britanike “The Independent” shkruante në një artikull të disa ditëve më parë se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka marrë një sërë masash për të ulur numrin e profesioneve që do të pranoheshin për emigrantët në Britani me anë të sistemit të ri të pikëve. “Nëse je një doktor, mësues apo infermier dhe ke dëshirë të emigrosh në Britani, as mos të të shkojë ndërmend”, – shkruante gazeta. Këto profesione janë vetëm një pjesë e atyre që janë deklaruar “të panevojshme” nga qeveria britanike, pasi, sipas saj, për shkak të krizës ekonomike ekziston një numër shumë i madh banorësh të vendit në këto profesione që kanë ngelur të papunë. Kështu që emigrantët me këto profesione nuk i nevojiten tregut britanik të punës. Masa të përafërta ka marrë edhe qeveria gjermane ku nuk mund të emigrosh, nëse ke profesione që tashmë u është “ulur vlera e emigrimit”. Nga kriza ekonomike botërore, në Britani dhe Gjermani numri i personave të mbetur të papunë vetëm gjatë vitit të fundit është mbi 1 milion e 300 mijë, duke bërë që situata të mos favorizojë emigrantët legalë.
27 Nentor 2008