E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, BE-ja miraton paketën “e shpëtimit” prej 200 miliardë eurosh



Bruksel - Bashkimi Europian i ka hapur më në fund rrugën miratimit të paketës emergjente prej 200 miliardë eurosh për të përballuar krizën ekonomike në Eurozonë. Ka qenë vetë presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barrozo, ai që ka deklaruar dje miratimin e planit të emergjencës prej 200 miliardë eurosh nga të cilat 170 miliardë do të jepen nga vendet anëtare të BE-së dhe 30 miliardë nga buxheti i administratës europiane. Plani që është i ndarë në 10 pika kryesore, thonë zyrtarët, është i nevojshëm për të shmangur ciklin e shtimit të papunësisë dhe të rënies së kërkesës së konsumatorëve. Ai parashikon një ulje taksash dhe investime të fokusuara në industrinë e ndërtimit dhe atë të prodhimit të makinave në vlerë 170 miliardë dollarë. Komisioni Europian thotë se plani duhet të zbatohet në të 27 vendet anëtare të bllokut që të japë rezultatet maksimale. Korrespondenti i BBC-së për BE-në, Mark Mardell, thotë se, “plani në thelb nuk ka të bëjë me shpenzime nga ndonjë arkë e përbashkët europiane”. Komisioni Europian e hartoi planin pas kërkesës që i është bërë nga krerët e shteteve anëtare për të dalë me një plan të përbashkët shpëtimi. Komisioni pritet t'u bëjë thirrje 27 vendeve me ekonomi shumë të ndryshme që të koordinojnë marrjen e masave të përbashkëta. Në thelb të planit është inkurajimi i uljes së taksave dhe investimet e fokusuara në degë të caktuara, në vlerë rreth 170 miliardë dollarë, rreth 1 për qind të GDP-së së BE-së. Komisioni sugjeron që zvogëlimi i taksave mund të jetë zvogëlimi i TVSH-së apo i taksave të punës, ndërkohë që thotë se investimet duhet të fokusohen tek sektorët e ndërtimtarisë dhe prodhimit të makinave. Theksi vihet te bashkëveprimi mes 27 vendeve anëtare, pjesërisht në mënyrë që askush të mos përfitojë në mënyrë të padrejtë prej planit. Një arsye tjetër është se Komisioni Europian shpreson që veprimi i koordinuar të ketë ndikim pozitiv më të madh në të gjithë ekonominë e Europës.

27 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›