E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabime njerezore? Te kuqte protestojne

Duket se drejtuesit e Partizanit jane te tejngopur nga te ashtuquajturat "gabime njerezore" te gjyqtareve, te cilet dashje pa dashje kane ndikuar ne rezultatet e skuadres se kuqe. Ne derbin e fundit, nje gol i anuluar dhe pozicione te dyshimta jashteloje te dhena, mund te kishin rrezikuar rezultatin, sic ndodhi me Besen. Per kete arsye, drejtuesit e Partizanit do te protestojne sot ne FSHF. Ne derbin e fituar me Dinamon, irritimi i krere te kuq arriti ne ate pike sa presidenti Xhani ka zbritur me vrap nga tribuna per te shperhyer ne protesta te gjyqtari i katert dhe te delegati i FSHF-se. Origjinal si gjithnje ne befasite e tij, Xhani u ka dhene lojtareve te tij nga 1200 dollare per fitoren, ku 1000 ishin per Dinamon dhe 200 ndaj arbitrave. Per te kuqte, fitorja e dyte ishte edhe me e rendesihmja, pasi nje jave me pare Partizani pa t'i fluturonte nga duart fitorja me Besen, e cila e barazoi ndeshjen kur gjenden ne disavatazh 3-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›