Mbrojtja ne alarm, Kcira e Vrapi "adios" derbit
Barazimi pa gola ne Durres vec shijes se hidhur qe la ne kampin bardheblu ka bere me dhimbje koke edhe trajnerin Sulejman Mema. Kartoni i kuq per Lek Kciren dhe plotesimi i numrit te kartonave per Endri Vrapin e ka bere mbrojtjen e Tiranes nje problem te vertete. Ndeshja me e rendieshme e sezonit, sa per piket aq edhe per rivalitetin mes dy klubeve, kunder Partizanit mund te paraqese veshtiresi te shumta, pasi dy prej shtyllave te mbrojtjes nuk do te jene te disponueshem per skuadren. Barazimi ne Durres duket sikur ua preu perfundimisht shpresat bardhebluve, por megjithate, per kampionet ende ka ende shume pike ne loje, te cilat duhen shfrytezuar ne maksimum. Te tilla jane edhe ato ndaj Partizanit, pavaresisht se ne kete rast futet ne loje edhe inati historik mes dy rivaleve te kryeqytetit. Humbja ndaj Partizanit dhe fitorja e Dinamos do ta katapultonte perfundimisht Tiranen nga orbita e titullit kampion.