Zjarri djeg kurorën e Peqinit
Autori i Lajmit: red.
Një zjarr me përmasa të mëdha ka shkrumbuar dje kurorën e gjelbër të qytetit të Peqinit. Flakët kanë rënë dje rreth orës 11.30 nga vetë banorët e zonës. Në pak minuta, zjarri është përhapur me shpejtësi i ndihmuar nga thatësira dhe nga era. Në vendngjarje kanë shkuar reparti i zjarrfikëses së Peqinit dhe banorë të qytetit. Më pas është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve nga Elbasani. Për shkak të terrenit të thyer malor, zjarrfikëset e kanë patur të pamundur të ngjiten lart në kodër. Ata kanë lokalizuar flakët brenda rrezes që u mundësohej. Më tej, beteja me flakët ka vazhduar me mjete rrethanore. Zjarri është vënë nën kontroll në orët e vona të pasdites. Dëme në njerëz dhe banesa nuk ka patur, ndërsa dëmi financiar përllogaritet në dhjetëra milionë lekë. Në këtë vend, zjarri ka djegur qindra rrënjë ullinj, shkurre dhe kullota. Në vendngjarje ka shkuar një grup hetimor i cili po punon për të gjetur shkaqet e shpërthimit të zjarrit.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008