Përdhunojnë 14-vjeçaren, shpallen në kërkim
Autori i Lajmit: red.
Një vajzë vetëm 14-vjeçe ka mbetur e traumatizuar dhe aktualisht në gjendje shoku në spitalin e Elbasanit, pasi është përballur me dhunë seksuale nga dy djem, të cilët e kanë përdhunuar dhe më pas janë zhdukur në drejtim të paditur. Burime zyrtare nga Policia bënë të ditur se vajza R.D., 14 vjeçe, lindur e banuese në Kajan të komunës me të njëjtin emër, 40 kilometra larg qytetit të Elbasanit, është përdhunuar nga dy djem të cilët u identifikuan si R.M., 18 vjeç dhe R.SH., 17 vjeç, që të dy nga i njëjti vendbanim me viktimën e tyre. Sipas hetimeve dhe denoncimit të së miturës dhe prindërve të saj, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Gjolenë të komunës Kajan në rrethin Elbasan. Burimet bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrethana që ende nuk janë shumë të qarta. Vajza është tërhequr nga dy djemtë, ndoshta përmes mashtrimit dhe shfrytëzimit të faktit, se janë banorët të të njëjtit fshat dhe është përdhunuar prej tyre. Hetuesit kanë bërë të ditur se dy adoleshentët e kanë përdhunuar me radhë, njëri pas tjetrit 14-vjeçaren, pranë një shtëpie të braktisur dhe pastaj janë zhdukur nga fshati. Policia ka nisur një grup hetimor në Kajan dhe atje është zbardhur, se dy djemtë nuk gjendeshin ndaj janë shpallur persona në kërkim.
Ndërkohë, e mitura gjendet e traumatizuar pas ekspertizës mjekësore që provoi përdhunimin e saj në grup. Mbi dy të dyshuarit, aktualisht rëndon akuza e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur, e kryer në bashkëpunim.
Ky lajm është publikuar: 02/09/2008